28 Mars 2024

Gjykimi i Albin Kurtit shtyhet deri të martën

Prishtinë, 28 prill - Sot, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, gjykimi i Albin Kurtit është shtyrë deri të martën më 4 maj  2010, ora 09:00.
 
Kjo për shkak se i pandehuri nuk ishte i pranishëm në gjykatë përkundër urdhër-arrestit të lëshuar javën e kaluar nga gjykatësi kryesues.  Gjykata do ta lëshojë një urdhër të ri sot për ta detyruar Albin Kurtin që të jetë i pranishëm në seancën e ardhshme.
 
Po ashtu, avokatët e caktuar sipas detyrës zyrtare nuk u paraqitën në gjykatë, me çka e kanë shkelur detyrën e tyre zyrtare.
 
Albin Kurti akuzohet për pjesëmarrje në turmë me çka ka kryer veprën penale: pjesëmarrje në një grup që i ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare. Prokuroria ka njoftuar javën e kaluar se do të heqë dorë nga akuza e tretë, thirrje për rezistencë.
 
Këto vepra pretendohet se janë kryer gjatë demonstratave që u zhvilluan më 10 shkurt 2007 në Prishtinë.
 
Prokuroria përfaqësohet nga një prokuror vendas i Prokurorisë Speciale (PSRK). 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)