28 Maj 2020

Gjykata Kushtetuese e shqetëuar diskursin publik kërcënues të Presidenti dhe Kryeministrit

Prishtinë, 19 maj - Gjykata Kushtetuese ka deklaruar se po ndjekë me shqetësim diskursin publik kërcënues që po zhvillohet ditëve të fundit nga Presidenti dhe Kryeministri në detyrë, si dhe bartës të tjerë të funksioneve institucionale dhe politike, të cilët duke akuzuar njëri-tjetrin për presion ndaj Gjykatës Kushtetuese nga pala tjetër, po mundohen të ndikojnë apo paragjykojnë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e dekretit të Presidentit për caktimin e mandatarit për krijimin e Qeverisë së re.

Gjykata Kushtetuese e dënon ashpër këtë ndërhyrje në pavarësinë e vet institucionale, si dhe përpjekjen e akterëve politik dhe institucional për të përfshirë Gjykatën Kushtetuese në debate politike ditore.

Gjykata Kushtetuese dënon po aq ashpër edhe përfoljen e gjyqtarëve individual, si persona që kanë autorizime apo përgjegjësi vendimmarrëse individuale në këtë çështje.

Gjykata Kushtetuese rikujton se vepron si tërësi, në bazë të dispozitave kushtetuese dhe ligjore që qeverisin vendimmarrjen e saj.

Gjykata Kushtetuese siguron publikun se nuk do t’i nështrohet presioneve dhe kërcënimeve të tilla, dhe se nuk ka nevojë për mbrojtje politike apo publike nga askush, sepse Kushtetuta dhe ligji ia ofrojnë të gjitha garancitë e nevojshme për të vepruar në mënyrë të pavarur dhe të paanshme.

Në fund, Gjykata Kushtetuese fton të gjitha palët në procedurë që të përmbahen nga komentet dhe veprimet që synojnë të ndikojnë apo paragjykojnë vendimarrjen e Gjykatës Kushtetuese, në këtë apo cilëndo çështje tjetër.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Maj 2020  - Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, viziton Komunën e Prishtinës. (Objekti i vjetër i Komunës, ora 10:00)

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike në të cilën do të votohet Raporti Vjetor i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, si dhe shpallja e konkursit për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit”, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00 -mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave)

- Ambasada e Italisë dhe Ushtria Italiane prezantojnë kontributet e tyre për Ministritë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të Administratës Publike në përgjigje të pandemisë globale Covid-19 në Kosovë. (Salla e konferencave të Administratës Qendrore të QKUK-së, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të diskutohet kërkesa e KOSTT-it për miratimin e Planit të biznesit, propozim rregullorja për rendin dhe qasjen e  mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit, propozim rregullorja për shfrytëzimin e automjeteve të Kuvendit, raporti i shpenzimeve të Kuvendit, shpenzimet e telefonisë mobile dhe reprezentacionit, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 12:00)

- Qendra për Zhvillim të Karrierës në Universitetin e Prishtinës. aktivitetit “KarrieraUP” ku folës do të jetë përfaqësuesi nga kompania farmaceutike “Gentipharm”, Demir Shkodra. (Facebook.com/qzhkunipr, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilën shqyrton raportin për azhurnimet e të dhënave vjetore të Partive Politike, raportin për dorëzimin e raporteve të shpenzimeve vjetore të partive politike, raportin për deklarimin e partive politike për vazhdimin e regjistrimit, etj. (Selia e KQZ-së, ora 13:30)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e Partisë Demokratike të Kosovës, ora 15:30)

- Një delegacion austriak i kryesuar nga Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme, Alexander Schallenberg do të qëndrojë për vizitë të shkurtër zyrtare në Republikën e Kosovës ku do të pritet nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. (Hapësirat e Terminalit VIP të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, ora 15:45)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon protestë. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 17:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, Ministri i Integriemev Evropiane Blerim Reka se bashku me Ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme te Austrisë, Alexander Schallenberg dhe Ministren për Evropë e Austrisë, Karoline Edtstadler mbajnë konferencën e përbashkët për media. Aeroporti i Prishtinës, ora 17:00)