20 Shtator 2019

Gjilani mban seancë solemne kushtuar 20-vjetorit të çlirimit

Gjilan, 12 qershor - Për nder të 20-vjetorit të çlirimit, Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur sot një seancë solemne, me pjesëmarrje të kryetarit Lutfi Haziri, Mehmet Halimit si Qytetar Nderi të kësaj komune, sikurse edhe të deputetëve, përfaqësuesve të policisë, prokurorisë, familjeve të dëshmorëve e përfaqësuesve të organazitave të dala nga lufta e UÇK-së.

Kryesueja e Kuvendit Komunal, Shpresa Kurteshi Emini, pasi ka uruar për këtë ditë historike, tha se qershori për Gjilanin dhe Kosovën ka simbolikë të lirisë dhe shpresës.

Në këtë rast, ajo ka kujtuar me pietet dëshmorët, heronjtë dhe martirët e kombit, ndërkaq ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e miqve ndërkombëtar në momentet më të rënda për popullin e Kosovës.

Mehmet Halimi, i cili është edhe Qytetar Nderi i Gjilanit, në adresimin para asambleistëve, ka deklaruar se sot po e shënojmë 20-vjetorin e lirisë në mënyrë madhështore, duke shtuar se mburret me kontributin deri në flijim të dëshmorëve që prej Idriz Seferit, Mulla Idriz Gjilanit e deri tek kolosi tjetër i Karadakut, Agim Ramadani.

Shefi i Grupit të Këshilltarëve të LDK’së, Avdyl Aliu, ka shprehur respekt të thellë për secilin që ka kontribuar për ditët e sotme, në veçanti respekt deri në përulje për heronjtë, dëshmorëve dhe martirët e kombit të cilët ranë në altarin e lirisë.

“Nga këtu, zotohemi se do ta bëjmë më të mirën për të mirën e përgjithshme. Është tepër e rëndësishme që që shqiptarët për asnjë moment nuk i ka lënë vetëm lavdia dhe krenaria. Mirënjohje të thellë edhe për bashkësinë ndërkommbëtare për mbështetjen e madhe në orët e liga për neve”, ka thënë Aliu.

Ndërkohë, gjatë adresimit para kuvendarëve, shefi i Grupit të Këshilltarëve të VV-së, Nevzad Isufi, pohoi se na bënë krenar fakti që populli i Kosovës, gjatë gjithë ekzistencës së tij, asnjëherë nuk ka bërë luftë pushtuese, duke shprehur mirënjohjen për luftëtarët e lirisë dhe bashkësinë ndërkombëtare të cilët intervenuan për ta shpëtuar popullin e Kosovës.

Në fund, shefi i GK të PDK’së, Riza Abdyli, ka thënë se është e rëndësishme që për këto 20 vite asnjëherë nuk e kemi harruar miqtë tanë që i dhanë fund tragjedisë së Kosovës, sikurse edhe të gjithë burrat dhe gratë që dhanë më të shtrenjtën për lirinë e sotme.

Gjatë ditës, mbahen edhe aktivitetet tjera, ku përfshihet parakalimi i njësiteve të FSK-së, Policisë së Kosovës, Njësitit të Zjarrfikësve, mantelbardhëve, rojet e pyjeve, artizanatet, fëmijët parashkollor, ekspozitë e hapur me performancë artistike nga shkolla e artit pamor dhe shkollës së muzikës.​

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shtator 2019 - Shoqata për Dëme të Luftës “Ngritja e Zërit“, dorëzon në Gjykatën Kushtetuese për herë të gjashtë dosjet e radhës për kompensimin e dëmeve të luftës, respektivisht kërkesat, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktvendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës. (Gjykata Kushtetuese, ora 9:00)

- Mbahet konferenca e parë për shtyp nga Kryesuesja e Misionit e Bashkimit Europian per monitorimin e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare në Kosovë, Viola von Cramon-Taubadel. (Hotel Swis Diamond, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon ngjarjen “Pesë fjalimet për Qëndrueshmëri – Lokalizimi i Agjendës 2030 në Kosovë”. (Amfiteatri i Biblotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Caritasi Zvicerran organizon ceremoninë zyrtare me rastin e shënimit të 20 vjetorit në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në Panairin e punësimit në Prizren. (Palestra sportive në Prizren, ora 11:00)

- Let's Do It Kosova organizon konferencë për media, ku do të prezentohen aktivitetet e planifikuara të cilat do të zhvillohen për Ditën e Pastrimit të Botës. (Zyret e Let's Do It në Pejton, rruga "Pashko Vasa", ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyren e Bashkimint Evropian në Kosovë organizon zhvillon aktivitetin "Ngasja e çiklizmit - knaqesi dhe shendet". (Amfitetari sheshi "Zahri Pajaziti", ora 12:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e pestë në kuadër të Forumit FOL Hapur me Fatmir Limaj, Kandidat për Kryeministër nga Koalicioni NISMA-AKR-PD. (Lëvizjes FOL, ora 12:30)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në 20-vjetorin e themelimit të RTV Mitrovica. (Restorant Skandinavia, Koshtovë - Mitrovicë, ora 13:00)

- Filmi ZANA me regji te Antoneta Kastrati, nominimi i Kosoves për Oscars, pas premieres boterore ne festivalin e madh te Torontos shfaqet per gazetar në Cineplexx Kosove. (Cineplexx, Albi Mall,  ora 13:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti merr pjesë në përvjetorin e TV Mitrovica. (Mitrovicë, ora 13:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në venien e gurthemelit te palestrës sportive në Dragash. (Dragash, ora 14:00)

- Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani se bashku me krytarin e Komunës e Gjilanit, Lutfi Haziri takohen me rininë e LDK-së në Gjilan. (Shtëpia e Rinisë, Gjilan, ora 16:30)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim në Gushavc. (fshati Gushavc, Mitrovicë, ora 17:00)

- Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani se bashku me krytarin e Komunës e Gjilanit, Lutfi Haziri takohen me gratë e Gjilanit. (Teatri e qytetit, ora 17:30)

- Zhvillohet defileu u grupeve që marrin pjesë në Festivalin Ballkanik të Folklorit. (Nisja nga shkollfa fillore “Selman Riza” përgjatë rrugës “Dardania”, ora 18:00)

-  Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim në Zhabar. (fshati Zhabar, Mitrovicë, ora 18:00)

-  Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim mobilizues. (Mitrovicë, ora 19:00)

- Fillon edicioni i III-të i Festivali Ballkanik të Folklorit në të cilin do të marrin pjesë Ansamble dhe grupe nga: Shqipëria, Kroacia, Bullgaria, Turqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova. (Ambientet e Shkollen fillore “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë, ora 19:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim në Vushtrri. (Vushtrri, ora 21:00)