09 Gusht 2020

Gjilan, të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë, nuk ka asnjë parregullsi

Gjilan, 6 tetor - Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan njofton se të gjitha qendrat e votimit në këtë komunë janë hapur me kohë.

“Deri tani, nuk kemi parregullsi, asnjë vërejtje e asnjë problem. Kemi një bashkëpunim të mirë me të gjitha institucionet relevante të komunës së Gjilanit, të cilët janë përgjegjës për mbarëvajtjen e këtij procesi”, ka thënë në konferencën e parë për media, kryetari i Shtabit Zgjedhor, Arben Mehmeti.

LDK apelon të gjithë qytetarët që të dalin masivisht për ta shprehur vullnetin e tyre të lirë, në të mirë të demokracisë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2020

- Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e parë interaktiv virtual me Kryeministrin e katërt të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar situatën aktuale politike në Republikën e Kosovës dhe rolin që mund të luajnë shqiptaro-amerikanët dhe shqiptaro-kanadezët në zgjedhjet e ardhshme. (Virtualisht në Zoom:  https://bit.ly/LVVShBAAug9, 13:00)