28 Mars 2024

Gjermania vazhdon mbështetjen në pushtetin lokal në Kosovë

Prishtinë, 9 shtator - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Pushtetit Lokal, Goran Rakić, priti sot Ambasadorin e sapoemëruar të Republikës Federale të Gjermanisë, Jorn Rohde.

Para së gjithash, Rakić i dëshiroi ambasadorit mirëseardhje dhe një mandat të suksesshëm në të ardhmen, duke shprehur bindjen e tij se Ministria e Pushtetit Lokal është e gatshme që bashkëpunimin aktual me ambasadën gjermane, e cila ishte në një nivel të lartë, ta avancojë në një shkallë edhe më të lartë.

Ministri Rakić i prezantoi ambasadorit aktivitetet e ministrisë si dhe strategjitë për mbështetje dhe ndihmë për vetëqeverisjet lokale në Kosovë.

U bisedua gjithashtu edhe për situatën aktuale, rëndësinë e vazhdimit të dialogut, zhvillimin ekonomik, mbështetjen për të rinjtë, si dhe sfidat me të cilat përballen Kosova dhe Gjermania gjatë luftës kundër pandemisë COVID-19.

Ambasadori Rohde falënderoi Ministrin për mikpritjen duke shprehur gatishmërinë e tij për bashkëpunim në të ardhmen me Ministrinë e Pushtetit Lokal.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)