23 Prill 2024

Gjermania mbetet një ndër partnerët kryesor strategjik të Kosovës

Prishtinë, 12 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim drejtorin për Ballkan në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Christian Helbach, me të cilin ka biseduar për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, progresin e bërë në shtetndërtimin e vendit, si dhe për perspektivën evropiane dhe euroatlantike të Kosovës.

Kryeministri Haradinaj tha se gjatë takimit është diskutuar takimi me Kancelaren Merkel, kërkesa e Kosovës për mbështetjen e Gjermanisë në liberalizimin e vizave, procesi i dialogimit me Serbinë, nevoja për kornizimin e këtij dialogu dhe fuqizimi i partneritetit politik me Gjermaninë.

Kryeministri Haradinaj falënderoi Gjermaninë për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës si në aspektin ushtarak, në atë ekonomik, të ndërtimit të jetës politike, e po ashtu edhe në perspektivën evropiane dhe euroatlantike të Kosovës.  

Kryeministri Haradinaj theksoi se Gjermania mbetet një ndër partnerët kryesor strategjik të Kosovës, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)