24 Prill 2024

Gjermania do të vazhdojë të jetë përkrahëse e proceseve që po kalon Kosova

Prishtinë, 14 gusht - Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Me këtë rast ministri Gashi falënderoi ambasadorin gjerman për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë shteti gjerman në konsolidimin e shtetit të Kosovës, në të gjitha fazat e shtet ndërtimit.

Gjatë këtij takimi në veçanti u diskutua për procesin e liberalizimit të vizave.

Me këtë rast ministri Gashi vuri në dukje kriteret që kanë plotësuar institucionet e sigurisë dhe kërkoi nga ambasadori gjerman për përkrahjen dhe mbështetjen diplomatike të qeverisë gjermane për Republikën e Kosovës.

Ndërsa ambasadori gjerman i uroi ministrit Gashi për detyrën e re si ministër i Punëve të Brendshme dhe premtoi se shteti gjerman do të vazhdojë të jetë përkrahës në proceset nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës.

Bashkëpunimi gjithnjë e më i ngushtë për afrimin e Kosovës me standardet e BE-së në të gjitha sferat e sigurisë publike, veçanërisht sa i përket luftimit tejkufitar të të gjitha formave të kriminalitetit, sipas ambasadorit Heldt, është në interes të dyja palëve për forcimin e mëtejmë të sundimit të ligjit në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)