19 Korrik 2019

Gjeneral Major Timothy E. Orr shpallet qytetar nderi i Istogut

Prishtinë, 8 maj - Komuna e Istogut  në një ceremoni solemne të kuvendit të komunës dorëzoj aktin e shpalljes së “ Qytetar Nderi” të komunës së Istogut Gjeneral Major Timothy E. Orr, agjutant i përgjithshëm i gardës nacionale në IOWA.

Në fjalën hyrëse kryesuesi i kuvendit komunal Qaush Balaj u shpreh se Gjeneral Major Timothy E. Orr është një oficer shembull i ushtrisë Amerikane me dyzet vite shërbim. Gjenerali Orr përpos si një ushtarak i suksesshëm është edhe mësimdhënës/pedagog i certifikuar.

Gjenerali Orr është anëtar aktiv i dhjetëra bordeve Amerikane ushtarake dhe civile, duke përfshirë sigurinë kombëtare Amerikane, sigurinë kibernetike, emergjencat kombëtare, shoqatën e Guvernatorëve por edhe në avancimin e të drejtave dhe kujdesit të veteranëve, familjeve të rënëve në luftëra të ndryshme, shkencës dhe teknologjisë, projekteve që promovojnë zhvillimin ekonomik të shtetit të lowa-s dhe shumë fusha tjera.

Ndër arsyet kryesore që e bëjnë të veçantë kontributin e gjeneralit Orr për Kosovën janë: përgatitja dhe mbrojtja e pakos konkuruese në emër të Gardës Kombëtare të lowa-s dhe shtetit të lowa-s që në një konkurencë nga më shumë se dhjetë shtete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të fitoj përzgjedhjen si shtet partner në Programin e Partneritetit Shtetëror në mes të Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës në vitin 2011.

Pas pranimit të dekorimit “ Qytetar Nderi” të komunës së Istogut Gjeneral Major Timothy E. Orr, u shpreh shumë falënderues  duke thënë se ndihet shumë i previligjuar që më prezantuat sot çelësin e qytetit të Istogut.

“Për mua nuk ka arritje me të madhe se të pranoj çelësin e Istogut, jam i nderuar si qytetar i juaj i ri të them që familja ime ishte këtu dy vite me parë dhe ne kemi rënë në dashuri me qytetin e Istogut dhe para dy viteve nuk e kisha menduar që do të jem qytetarë i qytetit të juaj dhe për mua është një nder i veçantë  që sot të them që jam qytetar me i ri i Istogut."

"Unë planifikoj që shumë shpejt të vi prapë dhe të kaloj me shumë kohë me ju, të eci nëpër rrugë, të bisedoj me qytetarë dhe ti gjejë të gjitha të mirat që i ka Istogu”, tha nder të tjera Gjeneral Major Timothy E. Orr.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 korrik 2019

- Ekipi i Luftimit të Brigadës së Këmbësorisë së 44-të, Garda Kombëtare e Ushtrisë së New Jersey do të marrë komandën e MNBG-E nga Ekipi i Luftës së Brigadës së 29-të të Mbrojtjes së Këmbësorisë, Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Hawaii ku menjëherë pas ceremonisë do të mbahet një konferencë shtypi. (Camp Bondsteel, ora 9:00)

- Klinika e Kirurgjisë Vaskulare, në bashkëpunim me Katedrën e Kirurgjisë dhe Fakultetin e Mjekësisë mbajnë mbledhje komemorative, me rastin e vdekjes së Prof.dr. Gazmend Shaqiri. (Amfiteatri i Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë, ora 9:00)

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës do të mbajë dëgjim publik për Projektligjin e Punës. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të Auditimit të Kompanisë Regjionale 'KRU Prishtina', të Ndërmarrjes Publike ,,Posta e Kosovës", etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj do të mbaj konferencë për media, në të cilën do të prezantohen të arriturat e Administratës Tatimore të Kosovës për periudhën Janar-Qershor 2019. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion prej 56 studentësh të programit Akademia Verore, nga 28 shtete të ndryshme. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Grupi i Aktivisteve protestojnë para policisë në Fushë Kosovë për të mos lejuar që përdhunimet e vrasjet të fshihen brenda mureve të Policise dhe Prokurorise që sipas tyre më së paku i mbrojnë. (Marrshimi nis nga lagja Meshari te pazari për të vazhduar drejt stacionit policor në Fushë Kosovë, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)
 
- Matt Taylor, regjisor i “Rick & Morty Exquisite Corpse”, prezanton filmat e animuar në kuadër të Festivalit Ndërkombëtarë të Filmit të Animuar - Anibar. (Kinema “Jusuf Gërvalla” në Pejë, ora 14:00)

- Në kuadër të aktiviteteve "Ditët e Diasporës 2019" në përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj në Deçan behët hapja e Panairit Verorë 2019. (Qendra e qytetit të Deçanit, ora 16:00)
 
- Fondacioni Lumbardhi prezanton ekspozitën 'Kino e artistit' Vladimir Miladinović. (Kinema Lumbardhi, ora 19:30)

- Fondacioni Lumbardhi organizon koncertin e këngëtares kroate te pop dhe jazz, Vesna Pisaroviç Quartet: "The Great Yugoslav Songbook". (Kinema Lumbardhi, ora 21:00)