29 Mars 2024

Gjashtë muaj keqpërdorime të kryetarit të Shtimes, Naim Ismajli

Prishtinë, 13 korrik - Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se avazi i shkeljeve ligjore në Komunën e Shtimës kishte nisur që në seancën konsituivetë Kuvendit Komunal dhe organeve të tij, me ç`rast kompletimi i Kuvendit me trupat e komisionet e nevojshme ndodhi vetëm 5 muaj pas zgjedhjeve, nën keqpërdorimet e shumta të bëra nga ekzekutivi.

Prej atëherë, qeverisja sipas Vetëvendosjes vazhdon me plot dështime dhe abuzime, premtime të pambajtura, të cilat ishin bërë vetëm sa për sy e faqe si instrument i mashtrimit të qytetarëve,

"Qeverisjen e Naim Ismajlit, sot qytetarët e Shtimes e njohin vetëm për papërgjegjësinë dhe keq përdorimet."

"Nga mungesa e transparencës lidhur me mbarëvajtjen e punës së Kuvendit Komunal, ku publiku pothuajse është në terr informativ- nuk ka incizim, videoincizim dhe transmetim  në faqen zyrtaretë komunës lidhur me zhvillimin e punimeve në seancat e kuvendit, ashtu siç edhe kërkohet. Qytetarëve ju servohet informacion i sajuar, i përpunuar sipas kërkesave të Kryetarit."

"Mendësia abuzuese e partisë në pushtet ka vazhduar me thirrje të kundërligjshme të seancave të Kuvendit Komunal, duke bërë shkelje edhe në përfaqësimin politikë në  komitetet e kuvendit. Ndërsa rekomandimet e obliguara ligjërisht të Komitetit për Politikë dhe Financa për seancat e Kuvendit nuk janë përfillur fare", pohon Lëvizja Vetëvendosje.

Në anën tjetër abuzimi me paranë publike veçse është rritur. Shpenzimet enorme të raportuara në tre mujorin e parë janë shqetësuese.Vetëm për dreka e darka-shërbime dhe mallra janë shpenzuar 30.000 mijë euro më tepër sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Ndërsa, shpërndahen subvencione pa kritere e mbi baza politike. Vetëm brenda tre muajve janë dhënë tri herë radhazi subvencione një marketi tregtar “Gryka”. Krejt kjo në kundërshtim me ligjin dhe rregulloret komunale për subvencione, por qartazi si shpagim për votat e mbledhura gjatë zgjedhjeve.

Në një kohë kur qytetarët e Shtimes përballën me varfëri, pushteti komunal pa procedura të prokurimit dhe në shërbim të rekreacionit ka shpenzuar 2900 euro në një vizitë në Budvë të Malit të Zi, kinse në emër të ngritjes së përformancës së administratës komunale.

Në anën tjetër, kryetari i komunës pamundëson çfarëdo nisme që ka për synim mbrojtjen e interesit publik, rritjen e mbikëqyrjes dhe kufizimin e shpenzimeve të parasë publike. Kryetari aktual vazhdon abuzimet me shpronësime me kërkesa selektive. 

Shpronësimet janë shndërruar në biznes fitimprurës për zyrtarët e qeverisë lokale dhe grupeve të caktuara të lidhura me kryetarin dhe me PDK-në. Logjikë e njëjtë është ndjekur edhe vitin e kaluar, kur janë marrë vendime për pronat, përfshirë edhe vendimin për pronat ku po ndërtohen “Pallatet” private të Kryetarit të komunës, pastaj shpronësimet e majme në fshatin Zotaj, të paguara më tepër se sa 300 000 Euro, e të tjera të ngjashme.

Ndërsa për të legjitimuar veprime të tilla, përdoren komisione vlerësuese të kundërligjshme, me anëtarë të cilët kanë konflikt të interesit, siçështë rasti me anëtarin e Klubit të Biznesit z. Regjep Limani, i cili bashkë me z. NaimIsmajli janë themelues të EDA-së në Shtime dhe keqpërdoruesit më të mëdhenj që lidhen me shitblerjen dhe privatizimin e tokave në komunale.

Më tej, në seancën e 12 korrikut vjen në kuvend propozimi nga z. Naim Ismajli për shpalljen Zonë Ekonomike, “Kodra e Gllavicës”, ku blerësi kryesor i këtyre pronave është  Grupi EDA me Regjep Limani në krye, duke përfituar mundësi për investime dhe shitje të pronave (rreth 160 hektar tokë) me çmime të shumëfishuara, siç ka ndodhur më parë edhe me pronat mbi pishat e Shtimes.

 Abuzim tjetër  i rëndë është edhe dhënia e pëlqimit për shfrytëzimin e pronës publike z. Shashivarinë kundërshtim me planin rregullativurbanistik dhe planin hapësinor, si dhe pa vendim të kuvendit komunal, si shpërblim për votatpër z.Ismajli, duke e arsyetuar se është “pronë” e “Pylltarisë”.

Paralel me këto shkelje dhe keqpërdorime, vazhdojnë punësimet e militantëve partiak si masë kompozuese të mbledhjes së votave.

Këtë e dëshmojnë kontratat e shumta  të  shërbimeve  në ; Komunë, në Ndërmarrjen “Higjiena”, në çerdhe të fëmijëve  dhe kudo në sektorin e arsimit etj.

Këto dhe raste tjera të ngjashme janë shqetësim i madh i qytetarëve të komunës së Shtimes. Lëvizja Vetëvendosje! e preokupuar seriozisht me këto veprime dhe dëmtimin që po i bëhet interesave të qytetarëve dhe resurseve të përbashkëta të komunës sonë, i bën thirrje organeve të drejtësisë dhe prokurorisë për veprime të menjëhershme në këtë drejtim.
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)