18 Janar 2020

Gërxhaliu: Fitoj Kosova, sovrani ndëshkoi arrogancën e pushtetit

Prishtinë, 7 tetor - Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) dhe njohësi i politikave ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka thënë se në zgjedhjet e 6 tetorit fitoj sovrani dhe ndëshkoi arrogancën e pushtetit.

Sipas tij, fituesi u tregu modest dhe i pa ndikuar nga eurforia, kurse humbësi Z. Veseli, burrërisht e pranoi humbjën.

“Në radhë të parë duhet të kuptohet që më 6 tetor fitoj Kosova dhe qytetarët e Kosovës, kështu që është demonstruar një frymë demokratike e zgjedhjeve që duhet të jenë model edhe për vendet e rajonit dhe më gjerë."

"S’duhet harruar në këtë rast rolin e diasporës, pasi angazhimi i tyre ishte kontribuesi më i madh i ndryshimeve që ndodhën."

"Përderisa fituesi tregoj një modesti dhe gjakftohtësi duke kontrolluar euforinë e fitores, humbësi në këtë rast Z. Veseli tregoj një pjekuri dhe burrëri të një burrështetasi pasi e pranoi humbjën dhe para medieve e tha që “do të jenë një opozitë”. Besoj kjo votë dhe përmes kësaj vote fitoj Kosova dhe ardhmëria e saj, duke e ndëshkuar arrogancën dhe distancën e pushteti”, është shprehur Gërxhaliu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 janar 2020 - Federata e Futbollit e Kosovës do të fillojë projektit zhvillimor “Elite Youth Development Programme U15”, i cili do të realizohet në të gjitha regjionet. (Fusha e mbuluar “Prince” në lagjen Arbëri në Prishtinë, ora 9:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”. (Qendra “BogdaniPolis”, Katedralja “Shën Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”.  (Qendra “Bogdanpolis” në Prishtinë, ora 10:00)

- Teatri i Qytetit të Prishtinës 'Dodona' shfaq premierën për fëmijë “Fjalët magjike” nga Alba Loxha e në regji të Shkurtë Aliut e cila trajton nevojën e përdorimit të fjalëve magjike: “më fal”, “të lutem”, “faleminderit” etj., nga fëmijët. (Teatri Dodona, ora 12:00)