23 Prill 2024

GAP bën thirrje për realizimin e objektivave të agjendës evropiane

Prishtinë, 3 gusht -  Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) sot kanë mbajtur konferencë për media me temën “Monitorimi i realizimit të objektivave nga Agjenda për Reforma Evropiane (ERA)”.

Në këtë konferencë u prezantuan të gjeturat nga monitorimi i obligimeve të mbetura dhe të parapara që të finalizohen gjatë vitit 2018, sipas vendimit të mbledhjes së trembëdhjetë të Qeverisë së Kosovës që u mbajt në nëntor të vitit të kaluar. Prioritetet kyçe të Agjendës për Reforma Evropiane ndahen në tri shtylla kryesore: i) qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit, ii) konkurrueshmëria dhe klima e investimeve dhe iii) punësimi dhe arsimi.

Njomza Mjeku, Zyrtare e Projekteve në GLPS, theksoi se në fushën e qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit,  janë identifikuar 11 masa dhe 36 veprime përkatëse, prej te cilave 23 veprime janë plotësuar në tërësi, katër veprime janë realizuar pjesërisht, tri veprime mbesin të paplotësuara dhe gjashtë veprime janë paraparë te plotësohen ne gjashte mujorin e dytë të këtij viti. Mjeku shtoi se disa nga veprimet të cilat kanë ngecje dhe mbesin ende në proces janë:  miratimi i legjislacionit për pezullimin e zyrtarëve publik në raste korrupsioni, miratimi i ligjit për gjyqtarë dhe prokurorë, miratimi i pakos ligjore për reformën e administratës publike dhe pakos ligjore për reformën zgjedhore, ndër të tjera.

Nora Jusufi, Hulumtuese në Institutin GAP, theksoi se në fushën e konkurrueshmërisë dhe klimës së investimeve janë gjithsej  12 masa dhe 44 veprime prej të cilave, 17 veprime janë plotësuar në tërësi, pesë veprime janë realizuar pjesërisht, gjashtë veprime mbesin të paplotësuara dhe 16 veprime janë paraparë plotësohen në gjashtë mujorin e dytë të këtij viti. Jusufi shtoi se disa nga objektivat që kanë progres, por nuk janë përmbushur janë ristrukturimi i KIESA-s,  miratimi i ligjit për efiçiencë të energjisë si dhe krijimit të fondit gjegjës si dhe zbatimi i masave të buta në kuadër të agjendës së inter-konvektivitetit për shkak të mos-zbatimit të marrëveshjeve nga të gjitha palët nënshkruese.

Visar Xhambazi, Hulumtues në PIPS, tha se në fushën e punësimit dhe arsimit nga gjashtë masa dhe 27 veprime përkatëse të kësaj fushe, 6 veprime janë plotësuar në tërësi, 10 veprime janë realizuar pjesërisht, 6 veprime mbesin të paplotësuara dhe 5 veprime janë paraparë te përfundojnë deri në fund të vitit. Xhambazi shtoi se disa nga ngecjet e objektivave në këtë fushë ndërlidhen me miratimi i rregulloreve të punës për Agjencinë e Punësimit, ndarja e buxhetit të duhur për implementimin e Planit Strategjik për Arsim, themelimi i Agjencisë për Kurrikulë, Standarde dhe Vlerësim, dhe hartimi i kurrikulave bërthamë për Arsimin dhe Aftësimin Profesional.

Në total plani i veprimit të zbatimit të ERA-s për vitin 2018 perfshin 29 masa të përgjithshme të cilat zbërthehen në 107 veprime konkrete, prej te cilave për këtë peirudhë vetëm 42.99% janë përmbushur plotësisht, 17.76% jane përmbushur pjeserisht, dhe 14.02% nuk janë përmbushur fare, ndërsa 25.23% pritet të përdunohen gjatë periudhës korrik-dhjetor 2018.

Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Instituti GAP dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike konsiderojnë se nuk është punuar sa duhet. Në menyrë që Kosova të eci përpara drejt rrugës për integrimin në BE duhet një vemendje dhe përkushtim më i madh në përmbushjen e secilit objektiv që rrjedh nga ERA. Për këtë arsye, ne bëjmë thirrje qeverisë që të përkushtohen maksimalisht në zbatimin e obligimeve të cilat i marrin përsipër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)