25 Prill 2024

Fuqizimi i të drejtave politike të diasporës është plan primar i MPJD-së

Prishtinë, 10 shkurt - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës Glauk Konjufca ka takuar sot stafin e ish ministrisë së Diasporës e cila tashmë është pjesë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës.

Ministri Konjufca në takimin me drejtorë të departamenteve dhe udhëheqësve të divizioneve, ka pranuar raportet dhe rekomandimet nga zëvendësuesi i sekretarit të përgjithshëm Ragip Zejnullahu.

Zejnullahu e ka informuar ministrin për punën dhe objektivat që synohen të arrihen në gjatë vitit 2020.

Duke i falënderuar për punën e bërë, ministri Konjufca ka thënë se fuqizimi i të drejtave politike dhe sociale të diasporës është një plan primar i MPJD-së.

Konjufca i cili ka qenë i angazhuar edhe në debatet për përpilimin e Ligjit për Diasporën, ka theksuar se në qeverinë Kurti, diaspora do të marrë vendin e merituar.

Ministri Konjufca bashkë me stafin, diskutuan edhe për hapat rreth rikonstruktimit administrative të shërbyesve civil.

Konjufca theksoi se rikonstruktimi do të bëhet në hapa të shpejt dhe të sigurt, dhe se për një kohë të shkurtë MPJD do ta ketë të qartësuar organogramin dhe planin vjetor të menaxhimit.

Pas takimit zyrtar, ministri Konjufca ka takuar veç e veç secilin zyrtar të ministrisë, duke u njoftuar personalisht me ta dhe punën që ata bëjnë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)