20 Prill 2024

Funksionimi i Kuvendit në pikëpyetje, qeveria nuk ka legjitimitet

Prishtinë, 11 maj - Qeveria nuk e ka shumicën në Kuvendin e Kosovës. Rrjedhimisht, Qeveria nuk ka legjitimitet qytetarë e demokratik. Vendimet e saj nuk janë legjitime dhe do të anulohen në Qeverinë e ardhshme.

Kështu ka deklaruar Avdullah Hoti kryetar i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në konferencën e rregullt javore të mbajtur sot.

Hoti ka thënë se deputetët e koalicionit e kushtëzojnë Qeverinë me votën e tyre për të realizuar interesat e tyre politike.

Kryeministri sipas Hotit mashtron komunitetin goranë me themelimin e një komune të re, pa asnjë konsultim me komunitetin boshnjak dhe me shumicën shqiptare në Dragash. 

Ai konsideron se tre liderët e PAN-it janë marrë peng nga njerëz të tillë dhe rrjedhimisht mbajnë përgjegjësi.

Edhe funksionimi i Kuvendit sipas Hotit është vënë në pikëpyetje. Seancat nuk thirren me rregull dhe dështojnë për mungesë kuorumi.

"Nga 24 seanca që janë mbajtur deri më tani, 20 prej tyre janë shtyrë kryesisht për mungesë kuorumi. Mbledhjet e komisioneve dështojnë për mungesë kuorumi."

"Në mungesë të shumicës parlamentare, koalicioni qeverisës bllokon çështjet në Kuvend me mos pjesëmarrje në votim", ka theksuar ai.

 Ministrat dhe Kryeministri nuk paraqiten në seancë dhe në Komisione Parlamentare. Kështu që kontrolli demokratik i Qeverisë nga Kuvendi i Kosovës ka dështuar.

Kështu sipas Hotit funksionon vetëm një Qeveri totalitare. 
 
Ai ka shtuar se ambicia për pushtet e Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit po mbizotëron përpara interesit nacional dhe përgjegjësisë qytetare që duhet të tregojnë bartësit e institucioneve.

"Ta kenë të qartë se qytetarët e Kosovës nuk lejojnë qeverisje jo demokratike. Tryeza e ardhshme duhet të qartësojë gjithçka në këtë drejtim", ka pohuar ne fund ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)