29 Mars 2024

Franca në mbështetje te marrëveshjes Kosovë - Serbi

Prishtinë, 6 nëntor - Kryetari dhe anëtari i kryesisë së Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti dhe Belgzim Kamberi; kanë pritur sot në Prishtinë, Drejtoreshën për Evropën Kontinentale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, znj.Florence Mangin; zyrtaren përgjegjëse për Republikën e Kosovës në Zyrën për Ballkan të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, znj.Fanny Sebban; zyrtarin nga Zyrja Politike, Timothée Barbier dhe ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Didier Chabert.

Marrëdhëniet midis Kosovës dhe Francës, zhvillimet politike në vend, e me theks të veçantë dialogu me Serbinë, ishin temat qendrore të takimit.

Duke falenderuar autoritetet franceze për mbështetjen e vazhdueshme në shtetndërtimin e Republikës së Kosovës, kryetari Shpend Ahmeti shprehu qëndrimin e Partisë Socialdemokrate, se Kuvendi i Republikës duhet të jetë bartës i dialogut me Serbinë, prej ku duhet të burojë platforma shtetërore, ekipi negociues dhe komision mbikëqyrës.

Kreu i PSD-së ritheksoi se Presidenti Hashim Thaçi nuk ka legjitimitet për t’i drejtuar bisedimet në emër të Kosovës, e se Kuvendi i Republikës duhet t’i përcaktojë premisat mbi të cilat do të funksiononte ekipi negociues dhe parimet mbi të cilat do të negociohej një marrëveshje eventuale me Serbinë.

Duke e veçuar rëndësinë e perspektivës evropiane për rajonin, Shpend Ahmeti kërkoi nga shteti francez mbështetje për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Zyrtarët e Republikës së Francës shprehën besimin e tyre që partitë politike, të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës, do ta gjejnë së shpejti një zgjidhje të përbashkët për të ecur tutje në dialogun me Serbinë, në funksion të marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Diplomatët francezë veçuan po ashtu nevojën për reformën në drejtësi, e sidomos miratimin dhe zbatimin e Ligjit për konfiskimin e pasurisë së paligjshme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)