29 Mars 2024

Franca konfirmon mbështetjen e Kosovës në rrugën evropiane

Paris, 31 maj – Ministrja Hoxha, gjatë vizitës në Paris, takoi z. Salvatore Serravalle, Sekretar për Çështjet Evropiane, me të cilin temë kryesore e diskutimit ishte agjenda evropiane e Kosovës, reformat që po ndërmerren nga institucionet tona dhe liberalizimi i vizave.

Në takim, Ministrja Hoxha kërkoi mbështetjen e Francës për Kosovën duke theksuar se Franca ka qenë gjithnjë përkrah Kosovës në procese të rëndësishme vendimarrëse.

Ministrja Hoxha siguroi zyrtarët francez se Kosova do të vazhdoj implementimin e MSA-së dhe vuri në dukje se Republika e Kosovës, disponon konsensus për rrugën integruese brenda vlerave të Bashkimit Evropian.

Z. Serravalle shprehu mbështetjen e Francës për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjen e Kosovës për reformat dhe proceset që duhet kaluar deri në integrimin e vendit.

Gjatë vizitës në Paris, Ministrja takoi edhe Catherine Lalumière, ish Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, 1989-1994, ish-Ministre në qeveritë e kaluara të Francës, si dhe anëtare e Parlamentit Evropian nga 1994, e rizgjedhur më 1999, tash nënkryetare e Lëvizjes Ndërkombëtare Evropiane ku kryeson Grupin Punues për Zgjerimin e BE-së.

Znj.Lalumiere përgëzoi Ministren Hoxha për progresin e arritur në Kosovë dhe ofroi mbështetjen e saj për Kosovën dhe vendimmarrësit. Ajo ka siguruar Ministren për gatishmërinë që të ofrojë përvojën e saj politike për të avancuar me procesin e integrimit.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)