12 Nëntor 2018

Franca e mbështetë rrugën euroatlantike të Kosovës

Prishtinë, 6 nëntor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot edhe Drejtoreshën për Evropën Kontinentale të Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Florence Mangin, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin në mes Kosovës dhe Francës, me theks të veçantë në Forumin e Paqes që do të mbahet në Paris më 11 nëntor.

Presidenti Thaçi theksoi se Kosova është mirënjohëse për përkrahjen që Franca po i jep Kosovës dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë, sidomos në çështjet imediate, siç janë anëtarësimi në INTERPOL dhe liberalizimi i vizave për Kosovën.

Drejtoresha Mangin u shpreh se Franca e mbështetë rrugën euroatlantike të Kosovës.

Presidenti Thaçi, po ashtu, konfirmoi se do të jetë në Paris, më 11 nëntor, në mesin e 84 krerëve të shteteve, në komemoracionet për veteranët dhe viktimat e Luftës së Parë Botërore, por edhe për të shënuar inaugurimin dhe edicionin e parë të Forumit të Paqes, iniciativë kjo e presidentit Macron.

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 nëntor 2018 - Ministri i Punës, Skender Reqica, Ministri i MASHT-it, Shyqiri Bytyçi, Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi raportojn para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me zbatimin e Strategjisë Nacionale për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar në Republikën e Kosovës 2013 - 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

- Qendra e Inovacionit  dhe Oda Ekonomike Amerikane shënojn Javën Globale e Ndërmarrësisë. (Salla plenare e Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli dhe Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në hapjen e Javës Globale të Ndërmarrësisë. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media në të cilën prezanton një propozim për “Minimumin e një Platforme për Dialogun e Fazës Finale në mes të Kosovës dhe Serbisë” (Grupi për Studime Juridike dhe Politike, përballë Kino ABC, mbi Maxi Market, ora 11:00)

- Qendra e Lëvizjes në Prishtinë mban konferencë për media. (Sheshi "Adem Jashari", ora 12:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit takohet me Kryeministrin, Ramush Haradinaj, Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe Ministren e Integrimeve Evropiane znj. Dhurata Hoxha lidhur me bashkërendimin e veprimeve lidhur me pakon legjislative dhe procesin e liberalizimit të vizave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-203, ora 13:00 - mediat mund të marrin pamje vetëm në fillim të takimit)

- Komisionin hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq interviston ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 13:00)

- Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” do të zhvillohet aksion pastrimi në Prishtinë. (Përreth hapësirave të Shkollës “Model”, ora 13:30)

- Ministri i MPMS-së, Skender Reçica, bën lansimin në konsultime publike të Koncept Dokumentit për Rregullimin dhe Menaxhimin e Fushës së Pensioneve dhe Beneficioneve, të hartuara nga MPMS. (Salla e konferencave në MPMS, ora 14:00)

- Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, mban mbledhje me kryetarët e degëve të LDK-së. (Hotel Sirius, ora 16:00  - konferencë për medie, 17:30)