18 Prill 2024

Franca dhe Gjermania përkujtojnë çdo vit armëpushimin e 11 nëntorit 1918

Prishtinë, 11 nëntor - Franca dhe Gjermania përkujtojnë çdo vit armëpushimin e 11 nëntorit 1918, i cili i dha fund luftimeve në Luftën e Parë Botërore.

Kjo ceremoni është gjithashtu një mundësi për të nderuar të gjithë ata që ranë për Francën dhe Gjermaninë në konfliktet e kaluara dhe aktuale.

Një ceremoni ushtarake në vendin e ushtarëve të rënë në Prishtinë gjatë luftimeve në Frontin Lindor, do të mbahet sot. Ky vend ndodhet brenda varrezave të krishtere në Arbëri.

Sikurse vitet e kaluara, edhe këtë vit ceremonia do të organizohet së bashku me Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë.

Miqësia franko-gjermane tregon se pajtimi është i mundur edhe mes ish-armiqve historikë  dhe mund të shërbejë edhe si model për pajtimin në Ballkan.

Ajo gjithashtu dëshmon për vuajtjet e të gjithë popujve të përballur me mizoritë e luftës.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)