20 Prill 2024

Fondi për Ballkanin Perëndimor do të rris bashkëpunimin rajonal

Prishtinë, 19 nëntor - Fondi për Ballkanin Perëndimor do të bëj ndryshime pozitive dhe do të rris bashkëpunimin rajonal. Kjo është demonstruar më së miri nga numri i madh i aplikimeve dhe organizatave, që kanë marrë pjesë në thirrjen e parë për Projekt-Propozime Rajonale, interesit dhe pjesëmarrjes së madhe në këtë takim të sotshëm. 

Kështu ka thënë Zëvendës-Ministrja e Jashtme e Republikës së Kosovës, znj Rejhan Vuniqi, në sesion informativ të mbajtur në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Prishtinë, në kuadër të thirrjes së dytë për Projekt-Propozimet Rajonale të këtij Fondi.

“Kjo thirrje e dytë brenda vitit të parë të veprimit të Fondit për Ballkanin Perëndimor përbën një tjetër moment të rëndësishëm në jetën e re të këtij Fondi”, ka thënë Zëvendës-Ministrja Vuniqi, duke falënderuar Drejtorin Ekzekutiv të këtij Fondi, Gjergj Murra, dhe ekipin e Sekretariatit për punën e madhe, që kanë bërë deri më tash. 

“Jam e bindur se aktivitetet e mbështetura, por edhe idetë dhe lidhjet tuaja të propozuara në këtë proces do të ndihmojnë në ndjekjen e qëllimeve të bashkëpunimit rajonal dhe plotësisht e sigurtë se puna juaj dhe interesi i treguar do të sjellin ndryshime pozitive në rajon”, është shprehur Vuniqi.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe Shefi i Misionit/Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë, Drejtori Ekzekutiv i këtij Fondi, Gjergj Murra, Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Ambasador Albert Prenkaj, ekspertë të Sekretariatit të FBP-së, të cilët në hollësi kanë shpjeguar objektivat dhe përmbajtjen e thirrjes së dytë për Projekt Propozime Rajonale.

Sesioni informativ në Prishtinë është pjesë e prezantimeve informuese rajonale, të cilat përfshijnë Tiranën, Shkupin, Podgoricën, Sarajevën dhe Beogradin.  Thirrja e dytë e Fondit për Ballkanin Perëndimor planifikon të mbështesë projektet në këto fusha: ashkëpunimi Kulturor; hkëmbimet Arsimore dhe Shkencore dhe zhvillimin e Qëndrueshëm.

Fondi për Ballkanin Perëndimor është nismë ndër-qeveritare, e themeluar nga Palët Kontraktuese të WB6 (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.)

Kjo është organizata e parë rajonale me seli në Tiranë. Qëllimi kryesor i projekteve është promovimi i vlerave të përbashkëta mes qytetarëve, shoqërisë civile dhe institucioneve në rajon, duke forcuar bashkëpunimin dhe kontaktet mes njerëzve në Ballkanin Perëndimor.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)