25 Prill 2024

''Fol'' paditë komunën e Prishtinës dhe MTPT-në

Prishtinë, 28 shtator – Sot, në Ditën Ndërkombëtare të së Drejtës për Ditur Lëvizja FOL deponoj në Gjykatën Komunale të Prishtinës padi ndaj Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Transportit dhe Postë-telekomunikacionit për refuzim të qasjes në dokumentet zyrtare.

Lëvizja FOL me 26 Mars 2010 ka bërë kërkesë në Komunën e Prishtinës për të pasur qasje për të dhënat e pasurisë së paluajtshme të këtyre zyrtarëve të lartë: Presidentit të Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu, Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës Jakup Krasniqi, Kryeministrit të Kosovës  Hashim Thaçi, Gani Thaçi (vëllai i Kryeministrit Thaçi), z.Bardhyl Sejdiu (djali i Presidentit Sejdiu) z. Fatmir Limaj, Ministër i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit i Demir Limaj (vëllai i z. Fatmir Limaj). Kërkesa e njëjtë i është ripërsëritur edhe me 12 Maj 2010, mirëpo Komuna e Prishtinës nuk është përgjigjur asnjëherë.

Padia ndaj Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit ka të bëjë me refuzimin e qasjes në kontratën për ndërtimin e autostradës Morinë- Merdare.

Gjithashtu, sot Lëvizja FOL realizoi një takim me Kryeprokurorin e Shtetit ku i dha një çmim për arritjet në përmirësimin e marrëdhënieve me publikun dhe rritjen e transparencës së këtij institucioni.

Gjatë takimit Ramadan Ilazi drejtor ekzekutiv i Lëvizjes FOL shprehi mirënjohjen për punën dhe vullnetin e Kryeprokurorit z. Ismet Kabashi për të përmirësuar efikasitetin e punës së organit të akuzës dhe rritjen e transparencës së këtij institucioni. “Besueshmëria e qytetarëve është qenësore për suksesin në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Kjo mund të arrihet përmes transparencës. Shpresojmë se do të dëgjojmë lajme të mira sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Ilazi.

Ndërkaq, Kryeprokurori i shtetit, z. Ismet Kabashi, deklaroj. “Ne do të punojmë për të përmirësuar sa më shumë transparencën e punës sonë, brenda kufizimeve të cilat i kemi, dhe falënderoj Lëvizjen FOL për mbështetje në këtë aspekt”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)