29 Mars 2024

Florin Krasniqi e quan Thaçin rrugaç

Prishtinë, 5 maj - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi sërish është bërë objekt i fyerjeve të Lëvizjes “Vetëvendosje” në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti i kësaj lëvizje Florin Krasniqi sot në seancën e Kuvendit të Kosovës e quajti Thaçin “rrugaç”, gjë që nuk kaloi pa e nervozuar kryeparlamentarin Jakup Krasniqi.

Ky i fundit kërkoi që ose të respektohet rendi i ditës dhe mos të përdoret kjo kohë për sharje dhe fyerje, ose të hiqet tërësisht nga rendi i ditës, pika e diskutimit të lirë.

Deputeti Florin Krasniqi e ka marrë fjalën për të sqaruar akuzat që i kishte bërë deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, për mospërfaqësim të denjë të Kosovës gjatë një vizite në Shqipëri.

\"Ne kemi pasur dy takime zyrtare në Shqipëri. Unë kam qenë tërësisht profesional. Në takimet jozyrtare unë kam thënë se Hashim Thaçi është një rrugaç. Këtë e kam thënë në Uashington dhe Tiranë, e them edhe në Prishtinë\", ka thënë Krasniqi.

Edhe pse kryeparlamentari Krasniqi ka kërkuar që të ndalohen fyerjet dhe sharjet në Kuvendin e Kosovës, ose diskutimet e lira të hiqen nga rendi i ditës deputeti Florin Krasniqi ka vazhduar duke shprehur kundërshtimin e tij për mënyrën e themelimit të Ministrisë së Diasporës, duke thënë se është pro kësaj ministrie, por është për një pjesëmarrje aktive të diasporës në themelimin e saj, e jo kjo ministri të ndërtohet mbi bazën e interesave partiake dhe pazareve politike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)