19 Prill 2024

Fito uron qeverinë për fillimin e bisedimeve

Prishtinë, 8 mars - Ambasadori i Francës në Kosovë, Jean François Fito, ka uruar qeverinë e Kosovës për gatishmërinë e treguar për fillimin e dialogut me Serbinë. 


Pas një takimi më Ministrin e Drejtesisë Hajredin Kuçi, ambasadori francez tha se kosovarët nuk duhet të kenë frikë nga dialogu me Serbinë, pasi në të do të përfshihen vetëm çështje teknike.

Ai tha se Franca e mbështet këtë proces, por edhe proceset tjera që do të zhvillohen në Kosovë.

Ndërkohë, ministri  Kuçi, nuk ka dashur të përgjigjet nëse është veprim i pamatur shkuarja e delegacionit qeveritar në bisedime me Serbinë pa miratimin paraprak të Kuvendit.

 Ai e ka quajtur shumë të dobishëm debatin që u zhvillua dje në Kuvend, ndërsa është zotuar se qeveria do ta respektojë çdo rezolutë apo dokument që do të miratohet nga Kuvendi .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)