29 Mars 2024

FIQ organizon simpoziumin “Ambasadorët e Rinj”

Prishtinë, 11 dhjetor - Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) organizon simpoziumin “Ambasadorët e Rinj” në Kaçanik.

Simpoziumi do të mbahet në shtëpinë e Kulturës në Kaçanik me qëllim të përmbylljes së aktiviteteve të ambasadorëve të rinj nga Komuna e Vitisë dhe Kaçanikut.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të njihen më shumë me punën e 10 grupeve joformale dhe aktivitetet të cilat bashkë me ambasadorët i kanë implementuar në komunitet.

Ky event do të shënoj punën dhe suksesin e më shumë se 100 të rinjve të përfshirë në këtë projekt.

Forumi për Iniciativa Qytetare si target shumë të rëndësishëm të punës e ka rininë dhe sidomos të rinjtë nga zonat me më pak mundësi për aktivizëm.

"Me projektin Ambasadorët e rinj, synojmë që të rinjtë të bëhen akter vendimmarrës në projekte komunitare që vijnë nga grupet joformale, pikërisht nga vendet që ambasadorët e rinj përfaqësojnë", thekson FIQ.

Pra, ambasadoret janë vet ata që vendosin për projektet më të nevojshme për komunitetin e tyre dhe grupet joformale janë ato që realizojnë këto projekte.

FIQ deri tash ka 26 Ambasadorë në komuna të ndryshme të vendit si dhe ka realizuar 26 projekte komunitare, që janë të prekshme nga qytetarët.

Komuna e Kaçanikut ishte bashkëpunëtore në këtë projekt duke bashkëfinancuar projektet për këtë  komunë. Poashtu, të rinjtë e përfshirë në projekt arritën të ngritin fonde nëpërmjet mbështetjes që morën nga biznese të ndryshme vendore.
.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)