18 Prill 2024

Finlanda do të vazhdojë të mbështes Kosovën në të gjitha fushat

Prishtinë, 11 tetor - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Timo Soini, me të cilin ka bashkëbiseduar për mundësinë e thellimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve.

Presidenti Thaçi ka vlerësuar lartë mbështetjen që Finlanda i ka dhënë Kosovës dhe kërkoi që të thellohet bashkëpunimi.

“Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën. Të shikojmë mundësitë që të thellojmë bashkëpunimin edhe në ekonomi, siguri e arsim”, u shpreh Presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Timo Soini është zotuar se Finlanda do të vazhdojë të mbështes Kosovën në të gjitha fushat.

“Kosova është e përcaktuar për të ardhmen e vet euro-atlantike”, u shpreh Presidenti Thaçi duke shtuar se “Kosova sot është faktor stabiliteti dhe paqeje në rajon e më gjerë”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)