25 Prill 2024

Finland partner i rëndësishëm për sundimin e ligjit në Kosovë

Prishtinë, 13 shkurt – Ministrja Haxhiu, ka pritur sot në takim Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, znj. Pia Stjernvall, e cila fillimisht e ka uruar Ministren për detyrën e re.

Gjatë këtij takimi ministrja Haxhiu e ka njoftuar Ambasadoren Stjernvall me prioritetet dhe objektivat të cilat synon t’i realizon gjatë mandatit të saj si Ministre e Drejtësisë.

Në këtë takim u diskutua rreth projekteve konkrete, ku ndër të tjera ministrja Haxhiu theksoi edhe njëherë rëndësinë e madhe që ka mbështetja që mund ta merr nga shteti finlandez me qëllim për të përmirësuar sistemin e sundimit të ligjit në vend.

Ministrja Haxhiu ka përshëndetur gatishmërinë që ka ambasadorja për të bashkëpunuar me Ministrinë e Drejtësisë duke e parë si një partner shumë të rëndësishëm në bashkëveprim dhe koordinim të aktiviteteve në të ardhmen.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)