24 Prill 2024

Fillon seanca për zgjedhjen e presidentit dhe qeverisë

Prishtinë, 22 shkurt - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka tumirë  sot kërkesën e Grupit  Parlamentar të PDK-së të nënshkruar nga  50 deputetë për seancë të jashtëzakonshme parlamentare.

Seanca për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës dhe të Qeverisë së Republikës se Kosovës fillon punimet sot në orën 15:00.

Pikë e parë e rendit të ditës do të jetë zgjedhja e presidentit, kurse pikë e dytë do të jetë zgjedhja e Qeverisë së Republikës se Kosovës.

Për të dy pikat do të ketë debat parlamentar, është vendosur në mbledhjen e Kryesisë, të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)