18 Prill 2024

Fillon procesi për ndryshimin e Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës

Prishtinë, 30 tetor - Deputët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në pajtim me dispozitat e Kushtetutës dhe procedurën e hartimit të legjislacionit, sipas kërkesës së Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civilë, kanë ndërmarr nismën për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civilë të Republikës së Kosovës.

Në mbledhjen e mbajtur me datën 27.10.2017, Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media i Kuvendit të Kosovës ka vendosur që e tërë përbërja e tij të jetë pjesë e grupit punues për hartimin e Ligjit.

Kryetar i Këshillit, Shkëmb Manaj, në emër të instutcionit e falënderon Komisionin që ka marr parasysh kërkesën e Këshillit si dhe shpreh gatitshmërinë që Këshilli të jetë pjesë aktive e hartimit të Ligjit të ri për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civilë, i cili do të ndikoj që të shkurtohen afatet e vendimmarrjes në Këshill, të shtohen sanksionet ndaj personave përgjegjës për moszbatimin e vendimeve dhe rekomandimeve të Këshillit si dhe shumë çështje tjera që ndikojnë në thjeshtëzimin e procedurave dhe avancimin e rolit të Këshillit në mbikëqyrjën e zbatimit të legjislacionit të shërbimit civilë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)