29 Mars 2024

Fillon hartimi i Pakos legjislative për reformën në administratës publike

Prishtinë, 6 prill - Ministria e Administratës Publike (MAP) organizon sot takimin me rastin e fillimit të hartimit të Pakos legjislative, që ka të bëjë me reformën në administratës publike. 

Reforma në administratë publike është një nga proceset kyçe në rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, në veçanti Agjendën për Reforma Evropiane.

Synimi strategjik i Kosovës është integrimi në BE dhe parakusht themelor është sundimi i ligjit si hallkë kyçe në funksionimin e demokracisë. Kjo arrihet duke u reformuar  administrata publike. 

Kriter bazë për reformimin e administratës publike është konsolidimi i kornizës së politikave strategjike

Reforma e administratës publike në Kosovë është një pjesë thelbësore e procesit të shtetndërtimit.

Me reformën administrative qeveria synon të modernizojë administratën publike, për të forcuar kapacitetet e saj dhe për ta bërë atë më efikase dhe më të përgjegjshme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)