24 Prill 2024

Fillon debati për vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive të pavarura

Prishtinë, 15 prill - Ministria e Administratës Publike ka nisur debatin për Projektligjin për ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve, që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive të pavarura. Në këtë debat publik, pos zyrtarëve të MAP-it dhe atyre të Zyrës së KE-së e SIGMA-s, po marrin pjesë edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët për katër ditë me radhë do t’i trajtojnë të gjitha plotësimet dhe ndryshimet, që përkojnë me ligjet e 12 agjencive të pavarura.

Në debatin e ditës së parë u fol për Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memorialë dhe Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve  të Kosovës. E para, AMKM-ja, deri tash ka qenë agjenci e formuar nga Kuvendi i Kosovës dhe mbi këtë bazë ky institucion i pavarur i ka raportuar Kuvendit, ndërsa Instituti, ka qenë pjesë e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, që ka vepruar në kuadër të një drejtorie të kësaj ministrie. Me ndryshimet e reja, të këtij Projektligji, AMKM-ja parashihet të jetë pjesë e MKRS-së, kurse Instituti pjesë e saj, ndërkaq zyrtarët e këtyre dy institucioneve do të fitojnë statusin e shërbyesve civilë, që do të jetë një masë mbrojtëse dhe garanci për një stabilitet në punë. Veç kësaj edhe drejtuesi i Institutit  pritet të përfitojë në këtë avancim, kur është në pyetje koeficienti. Ndërkaq, AMKM-ja, me këto plotësim-ndryshime, do të jenë në kuadër të Ministrisë së Kulturës.

Bazuar në debatin e paradites doli konstatimi se ndërmarrja e hapit për plotësim-ndryshimet, me këtë Projektligj, është ndërmarrë një nismë  e mirë në shërbim të reformës në administratën publike, për institucione racionale, efikase dhe llogaridhënëse. Pikërisht për këtë, ky proces është duke u përcjellë me vëmendje dhe përkrahur njëkohësisht edhe nga Zyra e Komisionit Evropian dhe SIGMA.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)