16 Prill 2024

Fillojnë me pakicat

Prishtinë, 26 gusht - Votat e partive të komuniteteve pakicë kanë qenë caku i parë që kanë synuar të sigurojnë dy taborët politikë të shumicës shqiptare, përkatësisht Partisë Demokratike të Kosovës në njërën anë dhe blloku

Takimet me komunitetet pakicë, këtë radhë me ato joserbe pasuan vendimin e Gjykatës Kushtetuese me të cilin qe shpallur e pavlefshme zgjedhja e Isa Mustafës në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Pas vendimit të Kushtetueses, Partia Demokratike e Kosovës është konstatuar se përbën grupin më të madh parlamentar duke e fituar kështu edhe të drejtën e nominimit të kryetarit të Kuvendit. Por, kjo parti politike, përveç një takimi që ka realizuar të hënën kreu i saj, Hashim Thaçi, me grupin e pakicave joserbe 6 Plus, nuk po arrin të vendosë kontakt me ndonjë prej partive politike të shumicës.

Në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social facebook, lideri i PDK-së dhe kryeministri në largim, Hashim Thaçi, ka shkruar se së bashku me deputetët e pakicave kanë biseduar për hapat e mëtutjeshëm për ndërtimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit. “U dakorduam që të punojmë bashkërisht si partnerë të koalicionit aktual për tejkalimin e ngërçit politik dhe institucional”, ka shkruar Thaçi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)