29 Mars 2024

FER: Koalicioni PDK-AKR krijon krizë ekonomike e sociale

Prishtinë, 21 shkurt - Partia Fryma e Re (FER) ka bërë të ditur se konsideron se koalicioni i cili po përgatitet për qeverisjen e vendit do ta shtyejë Kosovën në një krizë edhe më të madhe politike, sociale, ekonomike e poashtu edhe ndërkombëtare.

"Është ndoshta edhe ironik fakti se disa ditë pas festimit të trevjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në vend se të flasim për të arriturat e Kosovës, flasim për dështimet; në vend se të flasim për një të ardhme të ndritur Evropiane flasim për një izolim të  tërësishëm të Kosovës; në vend se të flasim për forcimin e Repulikës së Kosovës, flasim për rrezikun nga ndarja e territorit të vendit dhe në vend se të jemi shembull i demokracisë në Ballkan, jemi shembull i manipulimeve zgjedhore", thuhet në komunikaten e FER-it.

Koalicioni i shumëfolur është shumë larg nevojave dhe prioriteve të Kosovës.  Marrëveshja për koalicion dëshmon se interesat e ngushta personale të disa politikanëve, për ta, janë më të rëndësishme se interesat e shtetit. 

Kjo sipas FER-it veçse do ta dëmtojë shtetin e ri të Kosovës, i cili, si kurrë më parë, sot sfidohet në shumë rrafshe.

Në këtë kohë, Kosova, më shumë se kurrë, ka nevojë për reformë zgjedhore që garanton zgjedhje të lira dhe demokratike, reformë të mirëfilltë ekonomike që do ta sjellë zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e mirëqenies sociale.

Po ashtu sipas tyre Kosova ka nevoja edhe per reforma të thella drejt integrimit evropian dhe liberalizimit të vizave, luftë të pakompromis ndaj krimit dhe korrupsionit, vendosmëri për të mbrojtur tërësinë teritoriale të Republikës së Kosovës dhe qeverisje stabile që i garanton këto reforma

Koalicioni i brishtë, që nuk i përfaqëson interesat e shumicës në Kosovë dhe që del nga një proces i dëmtuar zgjedhor nuk jep shpresë se Kosova do të shkojë në drejtimin e duhur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)