18 Prill 2024

FER kërkon proces të ri zgjedhor

Prishtinë, 30 dhjetor - Partia Fryma e Re (FER) kërkon proces të ri zgjedhor, me ligj të ri zgjedhor, me lista të pastruara të votuesve, me vëzhgues statikë vendorë dhe ndërkombëtarë dhe me kohë të mjaftueshme për institucionet që të përgatiten për zgjedhjet.

\"Kjo është e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza e krijuar për shkak të manipulimit të votës më 12 dhjetor. Çfarëdo opsioni që i legjitimon këto zgjedhje është i dëmshëm për Kosovën dhe do të ketë pasoja të mëdha në të ardhmen\", thuhet në një deklaratë të sotme të kësaj partie.

Gjithashtu FER këkron ndjekje penale ndaj keqpërdoruesve të votës. \"Vjedhja e votës, paraqitja e rreme, falsifikimi i dokumenteve zyrtare dhe blerja e votës janë vepra të rënda penale, të dënueshme me burg dhe të gjithë ata që janë përfshirë në vepra të tilla duhet të ballafaqohen me ligjin\", thekson FER dhe shton se deklaratat e zyrtarëve të të gjitha partive në Kosovë e konfirmojnë manipulimin e madh të votës dhe vullnetit të qytetarëve më 12 dhjetor.

Por, FER shpreh habinë me deklaratën e ushtruesit të detyrës së Presidentit të Kosovës Jakup Krasniqi, i cili \"flet për dhunën e votës së qytetarit, ndërsa po në të njëjtën deklaratë flitet për formimin e koalicionit që duhet të dalë nga ky proces i dhunuar\".

\"Partia Fryma e Re edhe njëherë thekson se çfarëdo zgjidhje tjetër e cila nuk e dërgon vendin drejt zgjedhjeve të reja me ligj të ri zgjedhor dhe me përgatitje të mjaftueshme për t\'u organizuar mirë do t\'i ketë pasojat e veta për demokracinë në Kosovë, si dhe për shtetin e Kosovës në përgjithësi.\"

 \"Në fakt, diskutimet për koalicione po bëhen vetëm për ta tërhequr vëmendjen e opinionit nga dështimi i procesit zgjedhor më 12 dhjetor. Nuk mundet që në të njëjtën fjali të pranohet që ka pasë manipulime e pastaj të thuhet që koalicionet duhet ta respektojnë vullnetin e popullit, vullnet i cili është sulmuar dhe ndryshuar më 12 dhjetor\", thuhet në deklaratën e FER-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)