19 Prill 2024

FER: Dje u dhunua edhe shteti i Kosovës

Prishtinë, 23 shkurt -  Partia Fryma e Re në një deklaratë për media ka vlerësuar se më 22 shkurt 2011, Kosova edhe njëherë ishte dëshmitare e shkeljes së ligjeve, dhunimit të vullnetit të qytetarëve, dhunimit të vullnetit të deputetëve dhe dhunimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Fakti që kjo ndodhi në institucionin më të lartë ligjvënës, para syve të popullit, sipas FER tregon se dje u dhunua edhe shteti i Kosovës.

\"Dje kishte aq shumë shkelje të ligjeve, rregulloreve, Kushtetutës dhe demokracisë, sa që është më vështirë të gjendet ndonjë proces që ishte në përputhje me parimet e demokracisë\", thuhet në deklaraten e kësaj partie. 

Dje u organizua raundi i parë i votimit ku kërkoheshin 81 vota për, ndërsa në sallë të pranishëm ishin 67 deputetë, që, përveç shkeljes së Kushtetutës sipas FER është improvizim i kotë i demokracisë. 

Pas dështimit të zgjedhjes së presidentit në raundin e dytë, përkundër refuzimit të pauzës nga Kryetari i Kuvendit, deputetë, në krye me Kryeministrin në dorëheqje, lëshojnë sallën. 

Përveç mosrespektimit të institucioneve, kjo tregon se rregullat përdoren vetëm kur u konvenojnë atyre.

Në pauzë, u ushtrua presion i pa precedentë me qëllim të ndikimit në votën e deputetëve që ishin kundër zgjedhjes së presidentit të kandiduar.

Kjo, përveç që është kundërligjore, është edhe kundër çfarëdo parimi të demokracisë.

\"Një proces i filluar mbrapshtë më 12 dhjetor 2010, veçse u thellua dje në Kuvendin e Kosovës, kurse tani institucionet do të kenë edhe më pak kredibilitet në sytë e qytetarëve. Ato e kanë humbur legjitimitetin tërësisht\" thuhet me tej në këtë deklaratë. 

Çfarëdo vendimi i marrë nga këto institucione sipas FER do të shikohet nën prizmin e mashtrimeve, hipokrizisë, presioneve, shkeljes së ligjeve e parimeve dhe mungesës së vlerave themelore etike e morale, që e percjellën procesin zgjedhor dhe e arritën kulminacionin dje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)