29 Mars 2024

Familja Jashari, rast unik i flijimit për liri e dinjitet

Prishtinë, 5 mars - Në kuadër të aktiviteteve të shumta që po organizohen nën përkujdesjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, kushtuar “Epopesë së UÇK-së” rënies heroike të Komandantit legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për liri, sot u mbajt seanca solemne e Kuvendit të Kosovës.

Në këtë seancë solemne, ku të pranishëm ishin përfaqësues institucional, kori diplomatik i akredituar në Kosovë, vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari, Rifat Jashari, familjarë të dëshmorëve si dhe personalitete tjera të jetës politike e akademike në vend, fjalë rasti mbajtën kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Kryeministri Ramush Haradinaj, vlerësoi lart sakrificën e Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe të Familjes Jashari për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke thënë se Familja Jashari përshpejtoi kohën, përmbysi shekujt, ndërroi epokat dhe mbeti përjetësisht në kujtesën e kombit, si rast unik i flijimit për liri e dinjitet.

“Brezat e rinj të shqiptarëve dhe miqtë e Kosovës na porosisin që ta ndërtojmë paqen për të gjithë, sepse ajo është më e vështirë se lufta, pra ta ndërtojmë një Kosovë të denjë për të gjithë qytetarët, të tillë çfarë e ëndërruan dëshmorët dhe heronjtë e Kosovës, pa dhunë e shtypje, pa padrejtësi e nëpërkëmbje."

"Ne, kemi ecur njëzet vjet në liri dhe të arriturat janë të dukshme”, tha Kryeministri Haradinaj, duke i ftuar të gjithë shqiptarët, gratë dhe burrat, partitë politike dhe liderët e tyre si dhe komunitetet me të cilët bashkëjetojmë, për unitet institucional dhe kohezion shoqëror, për t’i mbrojtur idealet e lirisë, për të ndërtuar Kosovën e së ardhmes!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)