23 Prill 2024

Fajon: Kosova nuk duhet të mbetet e izoluar

Prishtinë, 21 tetor - Anëtarja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon tha se integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian duhet të ndodh sa më shpejtë dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës sepse sipas saj, kjo gjë është shumë e rëndësishme për Kosovën në drejtim të integrimit Evropian.

“Unë kam ofruar gjithë përkrahjen time dhe të Parlamentit Evropian për Kosovën dhe unë pres që së shpejti do të marrim direktivat e qarta se si Kosova dhe autoritet duhet të vazhdojnë më tutje. Liberalizimi i vizave është hap shumë i rëndësishëm, veçanërisht për qytetarët dhe lëvizjen e të rinjve”,  Fajon gjatë një takimi që zhvilloi me ministrin e Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi.

Fajon u shpreh se së bashku me kolegët e saj nga Parlamenti Evropian, do të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar Kosovën dhe për marrjen e një strategjie të qartë për atë se si të punojë në procesin e liberalizimit të vizave.

“Së shpejti Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina do të hyjnë në regjimin pa viza dhe pas kësaj, pesë shtete të Ballkanit Perëndimor do të jenë në regjimin pa viza. Qytetarët do të kenë mundësi të fillojnë të udhëtojnë të lirë në Bashkimin Evropian dhe shpresoj që Kosova së shpejti, ashtu edhe siç e tha ministri, do të jetë e gatshme të hyjnë në këtë regjim”, tha Fajon.

Ajo tha se është shumë e rëndësishme që të mos bëhet atmosferë me energji negative me pritjet e mëdha ose pritjet për datën, por është me rëndësi që të fokusohemi në implementimin e standardeve për këtë proces.

“Ministri Rexhepi me siguroi mua që ata po bëjnë gjithçka që të jenë së shpejti gati për të hyrë në regjimin e lirë pa viza. Unë do të kthehem në Bruksel dhe do t’u dërgoj kolegëve të mi të gjitha lajmet dhe siç e dini, unë në vitin e kaluar kam punuar për liberalizimin e vizave për Ballkanin Perëndimor dhe së shpejti Kosova do të jetë e fundit dhe do të kemi kohë që të merremi edhe më seriozisht me të”, u shpreh eurodeputetja Fajon.

Ndërsa ministri Rexhepi tha se deri në vitin 2011 Kosova do t’i përmbush kushtet teknike dhe të liberalizohen edhe vizat për Kosovës.
“Me kapacitetet tona që i kemi në dispozicion dhe me ndihmën nga Komisioni Evropian, ne jemi optimistë që deri në fund të vitit 2011 do t’i përmbushim kushtet teknike dhe me të drejtë presim që atëherë të mendohet seriozisht edhe për Kosovën që të mos mbetet vend i izoluar”, tha Rexhepi

Rexhepi tha se ka shumë punë që duhet të bëhen, por çështja e liberalizimit të vizave është ndër prioritetet më të larta të Qeverisë dhe të Ministrisë sonë. “Me kapacitetet tona që i kemi në dispozicion dhe me ndihmën nga Komisioni Evropian, jemi optimistë që deri në fund të vitit 2011 do t’i përmbushim kushtet teknike dhe me të drejtë presim që atëherë të mendohet seriozisht edhe për Kosovën që të mos mbetet vend i izoluar”, tha Rexhepi.

Me këtë rast, ministri Rexhepi u bëri apel qytetarëve që pritjet nga ky proces të jenë reale, të mos mendohet se me hyrjen në regjimin e lirë pa viza, do të jetë e garantuar edhe puna në vendet e Bashkimit Evropian.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)