28 Mars 2024

Fahrije Hoti është Evropianja e vitit 2022

Prishtinë, 10 maj - Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, njoftoi mbrëmë gjatë pritjes së organizuar për Ditën e Evropës në Prishtinë se zonja Fahrije Hoti është fituesja e sivjetme e Çmimit “Evropianja e Vitit”.

Ky është viti i shtatë me radhë që BE-ja i ndanë këtë çmim në Kosovë një personi që gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit ka kontribuar më së shumti në promovimin e vlerave evropiane.

Të nominuarit për Çmimin e vitit 2022 ishin:

Znj. Behare Bajraktari, themeluese e “BB Green Kosova”,
Znj. Fahrije Hoti, themeluese e “Kooperativa Bujqësore Krusha”,
Znj. Jovana Radosavljević, themeluese e “New Social Initiative”,
Z. Samir Karahoda, prodhues filmash dhe programues i filmave të shkurtër në “DokuFest”, dhe
Znj. Sebahate Hajdini, drejtoreshë ekzekutive e “Down Syndrome Kosova”.

Ndërsa të nominuarit i propozoi familja e BE-së në Kosovë, është populli i Kosovës ai që e zgjodhi fituesen. Të pesë kandidatët, katër prej të cilëve janë gra, kanë krijuar interesimin më të madh për këtë çmim deri më tani, me rreth 15,000 vota në mediat sociale.

Kjo është një dëshmi e rolit të rëndësishëm që luajnë gratë në shoqëri dhe i kontributit të tyre të jashtëzakonshëm në përparimin në të gjitha sferat e jetës.

“Jam i nderuar që po i jap çmimin “Evropianja e Vitit 2022” znj. Hoti dhe dua të falënderoj znj. Barjaktari, znj. Radosavljevic, z. Karahoda dhe znj. Hajdini për kontributin e tyre të përditshëm në përmirësimin e shoqërisë kosovare”, u shpreh ambasadori Szunyog.

“Duke u kujdesur për shoqërinë e tyre dhe duke bërë atë që është e rëndësishme për pjesëtarët e saj, ata po e mbështesin drejtpërdrejt Kosovën në rrugën e saj evropiane dhe si të tillë ata janë të gjithë modele që duhen ndjekur. Uroj që më shumë njerëz në Kosovë të ndjekin gjurmët e fituesve dhe të nominuarve tanë aktualë dhe të mëparshëm të Çmimit “Evropiani i Vitit”, dhe shpresoj që çmimi për znj. Hoti do të ndihmojë në këtë drejtim”, shtoi ai.

Profili i nominimit online të znj. Hoti thekson se Znj. Fahrije Hoti është shembulli më i mirë se si një përvojë e dhimbshme të shndërrohet në kurajë dhe qëndrueshmëri.

"Pas luftës, e cila asaj i mori burrin së bashku me 243 burra dhe djem nga fshati i saj, ajo dhe të gjitha gratë e tjera të Krushës u përballën me probleme të jashtëzakonshme se si të rrisnin fëmijët pa asnjë të ardhur. Sot, Fahrija është pronare krenare e “Kooperativës Krusha”, një kompani që punëson 50 gra, e cila merret me prodhimin shumë llojeve të turshive dhe ajvarit. Historia e saj frymëzuese e bëri atë personazhin kryesor të filmit “Zgjoi”, të nominuar për çmimin “Oscar”.

Fituesit e mëparshëm të Çmimit “Evropiani i Vitit” janë:
2021: Armend Shabani, kryetar i Shoqatës së Matematikanëve,
2020: Lul Raka, profesor i Mikrobiologjisë në Universitetin e Prishtinës,
2019: Visar Ramajli, drejtor i kompanisë “KIVO”,
2018: Jeton Neziraj, drejtor i Qendrës Multimedia,
2017: Erzen Shkololli, kurator dhe artist, dhe
2016: Majlinda Kelmendi, kampione olimpike në xhudo.

BE në Kosovë e ndihmon Kosovën të përparojë në rrugën e saj evropiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)