16 Prill 2024

EuroParlamentari Frischenschlager shpreh mbështetjen për Kosovën

Vjenë 12 maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ish-Ministrin e Mbrojtjes të Austrisë dhe ish- EuroParlamentarin, Dr. Friedhelm Frischenschlager.

Në takim u bisedua për zhvillimet fundit politike në Kosovë dhe për perspektivën e saj evropiane dhe euroatlantike.

“Tani kur jemi afër finalizimit të procesit të liberalizmit të vizave, pasqyrimi i rezultateve të vendit dhe mbështetja e miqve tanë ndërkombëtar është e domosdoshme”, tha Kryeministri Haradinaj duke shtuar se Kosova gjithmonë do të jetë mirënjohëse ndaj miqve të dëshmuar ndërkombëtar.

Dr. Friedhelm Frischenschlager, parlamentar evropian ka një përvojë të gjatë në politikat dhe zhvillimet në Kosovë dhe rajon si dhe është njohës i  proceseve integruese në Bashkimin Evropian.
 
Frischenschlager falënderoi Kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe shprehi mbështetjen e tij për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)