25 Prill 2024

Estonia përkrahë liberalizimin e vizave dhe integrimin Euro-Atlantik të Kosovës

Prishtinë, 27 gusht – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj Stublla, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e saj, Ministrin e Jashtëm të Estonisë, Urmas Reinsalu.

“Me homologun estonez theksuam nevojën për thellimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, si dhe zgjerimin e gamës së bashkëpunimit ekonomik”, tha ministrja Haradinaj Stublla.

Gjatë kësaj bisede, ministri Reinsalu premtoi vazhdimin e përkrahjes së Kosovës nga Estonia.   

“Z.Reinsalu më konfirmoi që Estonia si shtet anëtar i Bashkimit Evropian do të vazhdojë të jetë zë i fuqishëm pro liberalizimit të vizave dhe integrimit Euro-Atlantik të Kosovës”, tha kryediplomatja e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)