29 Mars 2024

EPIK prezanton kuadrin kushtetues te procesit të Dialogut Kosovë - Serbi

Prishtinë, 13 maj - Insituti i Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK) do jetë sot nikoqirë i pjesëmarrëseve të veçantë në kuadër të tryezës “Kuadri Kushtetues i Procesit të Dialogut Kosovë - Serbi”.

Me 8 mars 2011 filloj dialogu Kosovë-Serbi, që kishte për bazë Rezolutën 64/298 të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në shtator të vitit 2010, ku Bashkimi Evropian do luante rolin e ndërmjetësuesit në këtë proces.  

Fillimisht dialogu kishte natyrë teknike i koncentruar në tri çështje kryesore: nxitjen e bashkëpunimit mes të dy vendeve, mbështetjen e procesit të integrimit Evropian; dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve, me theks të veçantë integrimin e strukturave paralele në kuadër të sistemit të drejtësisë së Republikes së Kosovës.  

Pas arritjes së marrëveshjeve të para teknike u bë e qartë për të gjithë se ky dialog teknik po hap tema të cilat ndikojnë në çështjet e thella politike dhe kushtetuese të Republikes së Kosovës.  

Viti 2018 shënoj nisjen e diskutimit të idesë të shkëmbimit të territoreve, diskurs ky që shkaktoj konfuzitet, polarizim të shoqërisë dhe skenës politike, si dhe mos unifikim te faktorit ndërkombëtar.  

Në këtë kontekst, Instituti EPIK në studimin e radhës ka vendosur vëmendjen tek aspekti kushtetues i dialogut Kosovë – Serbi.

Arsyeja për këtë qasje sipas Institutit EPIK ka të bëjë mbi të gjitha me faktin e thjeshtë se kushtetuta përbën dokumentin më sublim të secilës shoqëri moderne, duke përcaktuar parametrat e ushtrimit të pushtetit, formën dhe përmbajtjen e tij, rolin e individit kundrejt këtij pushteti dhe, mbi të gjitha, bartësin e sovranitetit dhe mënyrën e ushtrimit të tij.  

Qëllimi primar i saj, thënë me fjalë të tjera, është që të kornizoj dialogun lidhur me pyetjen themelore që sot tundon Kosovën: a ka të drejtë dikush për të negociuar, dialoguar dhe vendosur për sovranitetin territorial të vendit?

Nëse ka të drejtë, nën cilat rrethana dhe kushte mund të bëhet dhe sa mund të dilet jashtë kuadrit ekzistues kushtetues për një gjë të tillë?  

Në këtë drejtim, Instituti EPIK është nikoqirë i pjesëmarrëseve të veçantë në kuadër të tryezës “Kuadri Kushtetues i Procesit të Dialogut Kosovë – Serbi

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)