24 Prill 2024

Enerstrom: S'ka diskriminim në procesin e liberalizimit të vizave

Prishtinë, 9 shkurt – Ministri i Integrimit Europian Besim Beqaj ka vlerësuar sot se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e parapara për të marrë strategjinë në procesin e liberalizimit të vizave, por se ky proces edhe pse teknik sipas të gjitha gjasave po merr  konotacion politik.

Gjatë takimit me një delegacion të përfaqësuesve të Suedisë në Këshillin politik dhe te Sigurisë dhe CIVKOM në Bruksel, ministri Beqaj ka theksuar se integrimi europian mbetet prioriteti kombëtar i Kosovës dhe se Qeveria e ardhshme e vendit do të angazhohet fuqishëm për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Ministri Beqaj me këtë rast theksoi se Kosova ka kërkuar sqarim lidhur me vendimin për ndërprerjen e preferencave tregtare, duke e vlerësuar atë si sinjal negativ për Kosovës i cili ka ndikim negativ në zhvillimin ekonomik të vendit.

Edhe pse Kosova ka kërkuar sqarim lidhur me këtë mas ende nuk ka marr përgjigje konkrete.

Në takim u fol edhe lidhur me problemet në implementimin e tërësishëm të marrëveshjes së Cefta-së dhe problemet me të cilat po ballafaqohet Kosova për shkak të aplikimit selektiv të kësaj marrëveshje nga ana e Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

Ambasadorja Anna-Karin Enestrom, përfaqësuese e Suedisë në Këshillim Politik dhe të Sigurisë në Bashkimin Europian theksoi se me shumë kujdes e ka analizuar Raportin e Progresit dhe ka nënvizuar nevojën e koncentrimit më të madh në ndërtimin institucioneve kredibile, përkushtimin më të madh në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit, shpëlarjes së parasë dhe dukurive tjera negative.

Duke folur për procesin e liberalizimit të vizave ajo ka theksuar se nuk ka pas dhe as që do të ketë diskriminim për asnjë vend i cili konkurron për liberalizim dhe se kriteret janë të njëjta për të gjitha vendet.

Qeveria e Kosovës duhet të jetë e orientuar drejtë anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian, tha ambasadorja Enestrom.

E Ngarkuara me Punë e Suedisë në Kosovë Ingrid Johannsson ka vlerësuar se prej vitit 2008 institucionet e Kosovës kanë një qasje shumë më praktike në komunikimin me BE-në dhe se falë kësaj qasje ka rezultate konkrete në proceset integruese.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)