20 Prill 2024

Emërimi i Drejtorit dhe Inspektorit të AKI-së i paligjshëm dhe jo legjitim

Prishtinë, 25 nëntor - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), si një institut i pavarur e profesional në sferën e sigurisë, konstaton se emërimi i Drejtorit dhe Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së është i paligjshëm dhe jo legjitim me pasoja të mëdha për kornizën institucionale të sigurisë.

QKSS konsideron se vendimet e tilla të rëndësishme në asnjë mënyrë nuk mund të merren nga Kryeministrat në dorëheqje të cilët kanë një rol kujdestar.

Ky vendim sipas QKSS-se e dëmton edhe më shumë reputacionin edhe ashtu të brishtë të AKI-së duke shfrytëzuar kështu bazën ligjore e cila bazohet nominalisht në një system të mirë të balancit dhe kontrollit, në këtë rast në mes të Presidentit dhe Kryeministrit.

"Veprimi qartazi synon të sfidojë sistemin qeverisës në ardhje duke planifikuar kësisoji ngërç institucional me dashje në dëm të interesave nacionale të Kosovës."

"Kur këtij veprimi i shtohet profili i të emëruarve me pjesëmarrje aktive në politikë kohëve të fundit (sidomos pozicioni i Inspektorit të Përgjithshëm) lehtësisht mund të konkludohet se vendimi ka implikime afatgjate në sektorin e sigurisë", thekson QKSS.

Për më shumë QKSS konstaton se ky veprim do të ndikoj negativisht në partneritetin me shtetet miqësore të Kosovës tashmë kur vendi qoftë në planin e brendshëm e sidomos në atë të jashtëm është para sfidave të mëdha politike e të sigurisë.

"Partnerët e Kosovës nuk mund të llogarisin në bashkëpunim me një institucion aq të diskredituar."

"Kërkojmë nga institucionet relevante që të anulojnë këtë vendim dhe në këtë formë të shmangin nivelin aq të lartë të degradimit të institucioneve vitale të shtetit". thotë në fund QKSS. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)