24 Prill 2024

Ekipi negociator shkon sot në Bruksel

Prishtinë, 8 janar - Për herë të parë ekipi negociues i i Republikës së Kosovës me Serbinë takohet sot në Bruksel, me të ngarkuarën e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini.

Grupi negociator i Kosovës, që kryesohet nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, udhëton në Bruksel për herë të parë që nga mandatimi i tij në Kuvendin e Kosovës, në nëntor të vitit të shkuar, me gjithë kundërshtimin e partive opozitare.

Çështja e të zhdukurve është tema e vetme e konfirmuar që do të diskutohet në Bruksel, ndërsa thuhet se ky takim, i pari i këtij lloji, cilësohet më shumë si një takim konsultues sesa negociues.

njëri nga kryesuesit e  ekipit negociator të Kosovës, Fatmir Limaj, para nisjes ka thënë se "në Bruksel, do të tregojnë përkushtimin e Republikës së Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë”.

"Do të shkojmë për të dëshmuar vullnetin dhe gatishmërinë e Kosovës për dialog. Më tepër është një takim konsultativ, për të parë dhe për të informuar njëri tjetrin, se si do të vazhdojmë me dialog. Do t'i paraqesim qëndrimet e delegacionit të Kosovës në Bruksel”, ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj, duke bërë të ditur se ekipi negociator është i koordinuar mirë edhe për temat, për të cilat do të flitet  në Bruksel.

Ekipi dialogues i Kosovës kundërshtohet nga partitë politike opozitare, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe lëvizjen Vetëvendosja. .

Sipas tyre “ky delegacion nuk përfaqëson vullnetin e shumicës qytetare”, pasi përbëhet nga parti shumë të vogla.

Sidoqoftë, dialogu i drejtpërdrejt Kosovë-Serbi është për momentin i ngrirë, për shkak të taksës 100 për qind mbi mallrat serbe që hyjnë në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)