28 Mars 2024

Egjipti është duke e shqyrtuar kërkesën për njohjen e Kosovës

Nju Jork, 29 shtator - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka takuar sot në Nju Jork, Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Arabe të Egjiptit, Ahmed Aboul Gheit, me të cilin ka folur për zhvillimet më të fundit rreth Kosovës, marrëdhëniet mes dy popujve e vendeve, si dhe për procesin e njohjeve.

Duke folur për zhvillimet më të fundit në lidhje me Kosovën, Ministri Hyseni ka thënë se, pas vendimit të qartë të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe pas miratimit të rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme, e cila e mirëpret këtë vendim, nuk ka më asnjë arsye ligjore dhe politike për shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën, që të vonojnë më tej njohjen e tyre.

Në këtë kontekst, Ministri Hyseni i ka bërë thirrje homologut të tij nga Egjipti që Qeveria e tij të shqyrtojë mundësinë e marrjes sa më parë të vendimit për njohjen formale të shtetit të Kosovës, si dhe i ka propozuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes dy vendeve.

Në diskutimin e tij, Ministri Hyseni ka theksuar se, Egjipti është një vend me të cilin Republika e Kosovës synon të ndërtojë marrëdhënie të ngushta, dhe një vend me të cilin populli i Kosovës ka lidhje të hershme.

Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm i Egjiptit, Ahmed Aboul Gheit ka thënë se, Egjipti është duke e shqyrtuar kërkesën dhe do të marrë vendimin në kohën e duhur. Po ashtu, Ministri Gheit ka sqaruar se vonesa e njohjes nuk ka të bëjë me Kosovën, porse kjo lidhet me arsye të tjera. 
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)