19 Prill 2024

Edhe shërbyesit civil nga dita e marte në grevë njëorëshe

Prishtinë, 27 janar - Nga mbledhja e jashtëzakonshme e dy kryesive qendrore të sindikatave të Shërbimit Civil të Kosovës të mbajtur sot është vendosur që nga dita e martë do të fillojnë grevën njëorëshe.

"Pas një analize të gjithanëshme të situatës së krijuar, mosvullnetit politik të bartësve të institucioneve që tu përgjigjen dy kërkesave themelore të Shërbysve Civil të Kosovës, përkundër vullnetit dhe dëshirës së tyre nxorën një vendim për aplikimin e masës me të lehtë sindikale, grevë paralamëruese një orëshë brenda sektorit të punës duke filluar nga dita e marte prej orës 10 deri në ora 11", thuhet në njoftimin e sindikatave të Shërbimit Civil.

Kryesitë qendore të këtyre Sindikatave u bën thirrje institucioneve që të reflektojnë mbi kërkesat e shërbimit civil, kurse në rast se nuk ka reflektim institucional, nuk përjashtohet as mundësia për grevë të përgjithshme.

"Presim reflektimin nga institucionet e lartëpërmendura, që t'i bëjnë ndryshimet e premtuara sa i përket nivelizimit të pagave me sektorët tjerë të shërbimit publik dhe njohjen e përvojës së punës të nënpunësve civil të larguar me dhunë gjatë viteve 1990 - 99", thuhet në fund të njoftimit të sindikatave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)