19 Prill 2024

Edhe Komuna e Rahovecit redukton stafin e zyrtarëve komunal

Rahovec, 16 mars - Komuna e Rahovecit ka njoftuar se pas vendimit të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për reduktimin e zyrtarëve nëpër institucione, kryetari i komunës Smajl Latifi,  ka mbajtur sot mbledhje të jashtëzakonshme me drejtorët, dhe si Shef i shtabit lokal emergjent, duke u mbështetur në vendimin e Qeverisë Nr/08 Pika nr.9, ka marrë këtë vendim:

"Reduktohet stafi i zyrtarëve komunal në të gjithë sektorët përveç: personelit shëndetësor dhe Inspektoriatit komunal, si masë preventive ndaj infeksionit Corona Virus (COVID -19)."

"Për çdo plotësim apo ndryshim të këtij vendimi zyrtarët komunal do të njoftohen me kohë", thekson Komuna e Rahovecit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)