25 Prill 2024

E dhimbshme që dy dekada pas luftës, abuzimet seksuale po mbahen të heshtura

Prishtinë, 9 mars - Në seancën e veçantë të Kuvendit, për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, kushtuar ngritjes së vetëdijes së shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë kryeparlamentarja Vjosa Osmani theksoi se monumenti i pavarësisë “Newborn”, krahas krenarisë, çdo vit na e shpalos nga një faqe të brengës sonë të përbashkët.

"Sivjet ai na e shpërfaqi dhimbjen tonë më të madhe: zërin e heshtur të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës. Dhjetëra histori të trishta njerëzore, të kthyera në dhjetëra mesazhe, na e rikujtuan edhe një herë plagën tonë të madhe, dhunën e përjetuar gjatë luftës në Kosovë, por edhe gabimin tonë të pafalshëm karshi historisë sonë: heshtjen e zanit të të mbijetuarave të kësaj dhune për shkak të mosveprimit të drejtësisë, paragjykimeve, stigmave e mosbesimit", theksoi Osmani.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, deklaroi me tutje se është e dhimbshme që dy dekada pas luftës, tregimet e torturës dhe abuzimit seksual po mbahen të heshtura. 

“20 vjet pas luftës nga monumenti i pavarësisë jehoi kumbueshëm një zë, një thirrje, një mesazh, i cili u shndërrua në moto të betejës për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale. Mesazhi thoshte ‘plaga ime le të ketë zë’ ."

"Ky mesazh është zëri i ndërgjegjes sonë që ka munguar, është zëri i Vasfije, i Shyhretes dhe mijëra viktimave tjera, të mbijetuarave dhe të më të fortave ata duan të kenë zë dhe duan që plaga e tyre shpirtërore të shërohet duke ua njohur këtë plagë në radhë të parë dhe duke u siguruar drejtësi. Është e dhimbshme që dy dekada pas luftës tregimet e torturës dhe abuzimit seksual po mbahen të heshtura dhe jashtë meta narracionit të luftës dhe diskursit publik ”, tha Osmani.

Ajo tha se në ditëlindjen e 12 të pavarësinë së Kosovë monumenti NewBorn shpërfaqi dhimbjen më të madhe të Kosovës heshtjen e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

“Na e rikujtuan edhe plagën tonë të madhe dhunën e përjetuar gjatë luftës në Kosovë, por edhe gabimin tonë të pafalshëm karshi historisë sonë, heshtjen e zërit të të mbijetuarave të kësaj dhune për shkak të mos veprimit të të drejtësisë, për shkak të paragjykimeve, stigmave dhe mos besimit."

"Por, të mos e rrëfesh krimin, të mos lejosh të rrëfehet ai krim, të mos e vendosësh drejtësinë në vend është sikur ta mohosh rishtas atë. Ta heshtësh zërin e viktimave është njësoj sikur t’i përdhunosh për së dyti herë."

"Të mos e përkrahësh lirinë e tyre për të dëshmuar krimin e për ta kërkuar drejtësinë është sikur të mbytësh zërin e viktimës e ta bësh viktimë tërë shoqërinë. E grave të Kosovës ndaj të cilave është ushtruar dhunë e egër nga aparteidi gjenocidial serb u është pamundësuar e drejta për të folur për krimin nga mungesa e drejtësisë efektive”, tha ajo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)