24 Prill 2024

DV: Ka bazë për anulimin e rezultateve në Skënderaj e Drenas

Prishtinë, 14 dhjetor - Rrjeti i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” ka publikuar të dhënat paraprake për ecurinë e përgjithshme të zgjedhjeve parlamentare dhe ato për komunën e Skenderajt dhe të Drenasit.

Për shkak të parregullsive të evidentuara nga vëzhguesit e këtij rrjeti këto dy komuna ishin përjashtuar nga rezultati paraprak për zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Në një konferencë për mediat kreu i “Demokracisë në Veprim”, Ismet Kryeziu foli për llojin e shkeljeve që janë bërë në Skenderaj dhe Drenas.

\"Janë identifikuar raste të daljes së 100% të gjithë votuesve të regjistruar në Listën e Votuesve: 0309E/02. Gjithashtu janë evidentuar rreth 27 vendvotime në Drenas ku përqindja e daljes në votime ka qenë 90% të votuesve të regjistruar, ndërsa në Skenderaj gati të gjitha vendvotimet e kanë kaluar këtë shifër\".

Ai tha se ka bazë për të kërkuar anulimin e rezultateve në këto dy komuna dhe të kërkohet shpallja e rivotimit.

Sipas udhëheqësit të këtij koalicioni, Demokracia në Veprim i bën thirrje të gjitha institucioneve kompetente kushtetuese që të ndërmarrin të gjitha masat e përcaktuara me ligj për të vënë në vend votën e lirë të qytetarëve.

Demokracia në Veprim vlerëson lartë punën e rëndësishme që kanë bërë vëzhguesit e këtij Koalicioni duke e ditur rrethanat jo të favorshme të cilat janë gjendur në disa nga Qendrat e votimeve në Kosovë, theksoi z. Kryeziu.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)