25 Prill 2024

Dorëhiqet bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës

Prishtinë, 24 korrik - Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës i përbërë nga Arsim Halili, Beadin Syla, Besiana Krasniqi, Dardan Hoti, Fidan Rama, Majlinda Aliu, Taulant Qenaj, Valdrin Krasniqi jep dorëheqje unanime për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të përgjithshme të jashtëzakonshme të AGK-së.

Ofrimi i dorëheqjes bëhet me qëllim të krijimit të parakushteve për sigurimin e mandatit të plotë tre vjecar të kryetarit-es së AGK-së dhe shmangies së situatës për përsëritjen e zgjedhjeve pas 9 muajve për kryetar dhe anëtarë bordi, të parapara sipas kalendarit të rregullt.

Bordi konsideron se në rrethanat e krijuara dhe mbështetur në statutin e AGK-së, kjo është zgjidhja më e mirë e cila do të siguronte një proces më gjithëpërfshirës dhe më reprezentativ zgjedhor duke mobilizuar më shumë anëtarësinë për zgjedhjen njëhërësh të të gjitha organeve të AGK-së.

Anëtarët e Bordit falënderojnë anëtarësinë për mbështetjen e deritanishme ndërsa urojnë për një proces zgjedhor të hapur, transparentë dhe të drejtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)