28 Mars 2024

Donika Gërvalla Schwarz: "Lidhja" në kthetrat e vdekjes

Prishtinë, 25 mars - Aktivistja e LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla Schwarz ka kritikuar ashpër udhëheqjen e LDK-se në krye me Isa Mustafen.

"Ish-Lidhjes Demokratike të Kosovës, të uzurpuar nga "Lidhja" e sotme, vdekjen nuk po ia sjell vetëm Isa Mustafa me partnerë të tij, por ne radhë të parë vet struktura e saj", ka thënë Gërvalal - Shfartz në një postim në facebook.

Ajo konsideron se nëndegët dhe degët e LDK-së ka vite që nuk kanë guxim të thonë as edhe një fjalë të vetme kur kryesia në Prishtinë merr vendime në dëm të Kosovës dhe të LDK-së.

"Si qyqana veç në kafene i dëgjon duke debatuar mes vete, por asnjëherë në publik."

"Nuk folën as kur "Lidhja" e Isa Mustafës theu besën e dhënë dhe bëri koalicion me PDK-në, as kur e bënë me dhunë dhe presion Hashim Thaçin, president kundër vullnetit të shumicës dhe me pasoja shumë të rënda për vendin, as kur Isa Mustafa mbronte demarkacionin e Thaçit me Malin e Zi dhe humbjen e mijëra hektarëve tokë Dukagjini."

"Nuk e hapin gojën as tash kur çohet nëntoka dhe ua sulmon znj. Vjosa Osmani, të vetmin personalitet, në emër të të cilit në zgjedhjet e fundit nuk kishin frikë të trokisnin në dyert e votuesve të LDK-së për të kërkuar vota", ka vlerësuar Donika Gërvalla Schwarz.
 
Zdhjedhjet e ardhshme sipas saj do të vijnë, herët apo vonë, por për "Lidhjen" tepër vonë. Koha e iluzioneve ka mbaruar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)