20 Prill 2024

Dita e Evropës filloi në Mitrovicë

Mitrovicë, 7 maj - Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, me rastin e shënimit të Ditës së Evropës, ka bashkëbiseduar me studentët e universitetit në Mitrovicë, “Isa Boletini”, ku ka diskutuar për rëndësinë e kësaj dite dhe synimet integruese të Kosovës.

Në pritje të Ministres Hoxha, ishte rektori Alush Musa me bashkëpunëtorë, stafi akademik dhe studentët e këtij Universiteti. Pasi foli për lidhjen e saj të pashkëputshme me Mitrovicën, Ministrja Hoxha ka falënderuar të pranishmit për bashkëbisedim, me temë  të ardhmen evropiane, rolin e arsimit në të ardhmën dhe perspektivat e tyre si studentë.

“Sa i përket të ardhmes tonë, kjo tashmë është e definuar, me hyrjen në fuqi të MSA-së ne veç kemi bërë hapin e parë zyrtarë drejt procesit të integrimit në bashkimin Evropian.

Tempo me të cilën ne do t’i bashkohemi familjës së madhe evropiane varet në masë të madhe nga ne, nga institucionet e këtij vendi, por edhe nga ju”, theksoi Ministrja Hoxha, duke shtuar se rol të rëndësishëm luajnë edhe institucionet dhe shtetet e BE-së.

Mundësitë për të marrë dije kurrë nuk kanë qenë më të mëdha e këtu përpos teknologjisë informative fjalën e kam edhe tek aplikimi për bursë dhe për studime jashtë vendit, theksoi Ministrja Hoxha, duke cekur disa nga to, duke u ndalur më gjatë te Projekti Erasmus+ i cili i ka zyret në Prishtinë ku në baza ditore pranon studentë që marrin informata për aplikim në shkëmbime afatshkurtra si dhe studime të plota master.

Për vitin 2016 dhe 2017, Erasmus+ ka zhvilluar shkëmbime afatshkurtëra për stafin dhe studentet që kanë përfituar gjithsej 974 anëtarë të stafit dhe studentë nga Kosova, të cilët kanë shkuar ne vendet e BE-së, si dhe 460 student të huaj të cilët kanë ardhë nga shtetet e BE-së për të studiuar apo marrë përvoja akademike në Kosovë, si dhe 16 studentë për studime të plota në master.

Ministrja Hoxha në fund ftoi studentët që së bashku t’i përkushtohemi të ardhmes, të zhvillojmë vendin dhe në këtë mënyrë të integrojmë Kosovën sa më shpejtë në strukturat euro atlantike, pasi që kjo është e ardhmja jonë si komb, individë apo edhe si rajon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)