30 Shtator 2022

Dita e Evropës do të shënohet nga BE në Kosovë

Prishtinë, 9 maj - Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë do të shënojë sot Ditën e Evropës dhe përvjetorin e aktit historik të Deklaratës Schuman që krijoi themelet për paqe të qëndrueshme mes kombeve Evropiane.

Kjo ditë do të kremtohet me popullin e Kosovës, ambasadorët e rinj evropianë, përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së dhe partnerët e BE-së, përmes një sërë aktivitetesh ku do të marrë pjesë  Udhëheqësi i Zyrës së BE-së, Ambasadori Tomas Szunyog.

Duke qenë se viti 2022 është Viti Evropian i Rinisë, aktivitetet e Ditës së Evropës do të fokusohen tek të rinjtë, energjia e gjelbër dhe digjitalizimi.

Fillimisht Ambasadori Szunyog dhe Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të vizitojnë një grup artistësh grafiti që punojnë në muralin e Ardhmërisë së Gjelbër dhe Transformimit Digjital në rrethrrotullimin kryesor në hyrjen jugperëndimore të qytetit.

Me pas Ambasadori Szunyog dhe Kryetari Rama do t’iu bashkohen përfaqësuesve të shteteve anëtare të BE-së përpara Grand Hotel në një shëtitje me biçikleta dhe trotinete elektrike dhe aktivitete të tjera që promovojnë lëvizshmërinë alternative dhe të ardhshme.

Ambasadori Szunyog do të vizitojë më pas edhe Mini Ekspozitën “E Ardhmja e Gjelbër” në Shtëpinë e Evropës në mesditë, dhe do të marrë pjesë në koncertin hapës të Ditës së Evropës dhe Chopin PianoFest që do të mbahet në Institutin e Historisë “Ali Hadri”.

BE-ja në Kosovë do të organizojë pritjen e Ditës së Evropës dhe ceremoninë e ndarjes së çmimit Evropiani i Vitit në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 shtator 2022

- Në Ditën Ndërkombëtare e Personave të Moshuar UNFPA prezanton të dhenat kyqe dhe opsionet e dala nga anketa për izolimin social tek personat e moshuar në Kosovë. (Hotel International Prishtina, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 219-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Hekuran Murati, Minister i Financave, Punës dhe Transfereve dhe interviston Ymer Fejzullahu, Kryesues i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Balkan Green Foundation me mbështjetje të Heinrich Böll Stiftung mban konferencë për media, në të cilën do të prezentohet hulumtimi: “Kriza Energjetike në Ballkanin Perëndimor: Masat e ndërmarra në kohën e rritjes së çmimeve të energjisë”. (Zyret e Balkan Green Foundation afër Librarisë Koha në Prishtinë, ora 12:00)

- Nën organizimin e organizatës gjermane GIZ, kryetarët e komunave të regjionit të Gjilanit nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi. (Hotel Astoria në Gjilan, ora 13:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Emilija Redžepi, marrin pjesë në tryezën e rrumbullakët me komunitetin boshnjak, organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve e Zyrës së Kryeministrit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:30)

- Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino do të qëndrojë në Kosovë ku mbajë edhe një konferencë për media. (Selia e Federatës së Futbollit, ora 15:00)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri Hajrulla Çeku, përfaqësues të Federatës së Xhudos të Kosovës marrin pjesë në ceremoninë e lansimit të programit "Kosova, shtet i xhudos”. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 17:00)

- Qendër Telefonike për Parandalim të Vetëvrasjes Linja e Jetës organizon një koncertë për mbledhje të fondeve në mënyrë që të mos mbyllet pasi është në gjendje të rënduar financiare, ora 20:30